Duke qenė se khumsi ėshtė ēėshtje qė njė ndjekės i Ehlul-Bejtit tė Pejgamberit (s.a.v.s) duhet ta shqyrtojė tė paktėn njė herė nė vit, nė bashkėsinė tonė pėr njė kohė tė gjatė ėshtė ndjerė nevoja e njė udhėzuesi tė thjeshtė por tė plotė mbi kėtė temė. Prandaj, kur ky libėr u botua nė Vankuver, mė 1984, ai u mirėprit gjerėsisht.
Mė 1990 kam rishikuar dhe plotėsuar botimet paraprake. Disa faqe iu shtuan kreut tė parė e tė katėrt, duke synuar ti paraqesin lexuesit njė panoramė tė historisė sė khumsit. Sigurisht, duke parė qėllimin e marrė pėrsipėr nga ky libėr, dhe kėsisoj kompaktėsinė e tij, nuk jam thelluar plotėsisht nė aspektin historik. Pėrveē kėsaj kam shtuar njė kapitull nė fund, pėr tė shprehur mendimet e mia rreth disa aspekteve morale dhe politike tė lidhura me khumsin.
Nė fund, kreut tė dytė i janė shtuar disa pyetje praktike pėr ata qė jetojnė nė Perėndim.
Shpresoj shumė se ky botim i rishikuar dhe i pėrmirėsuar do tė jetė edhe mė i dobishėm pėr anėtarėt e bashkėsisė.
We ma tewfiki il-la bil-Lah.
Sejjid Muhammed Rizvi
Toronto, Kanada
Maj 1992/ Dhul-Kadeh 1412
Hyrje nė sistemin ekonomik islam
Rruga e mesme
Islami ėshtė njė sistem gjithpėrfshirės jetese. Ai nuk shqyrton vetėm lartėsimin shpirtėror, por merret po aq edhe me mirėqenien e tyre materiale dhe fizike. Islami i udhėzon besimtarėt po aq nė lėmet financiare dhe ekonomike, sa edhe nė ato qė rrokin sferėn personale dhe morale.
Meqė khumsi pėrbėn njė ndėr shtyllat e sistemit ekonomik islam, ėshtė me vend qė tė pėrshkruhen shkurtimisht tiparet themelore tė kėtij sistemi. Gjithsesi duhet theksuar fakti se sistemi ekonomik ėshtė vetėm njė prej aspekteve tė shumta tė njė sistemi tė jetės globale, tė paplotėsueshme vetvetiu.
Islami ėshtė njė sistem unik jetese, nė tė cilin tė gjitha aspektet (fetare, intelektuale, shoqėrore dhe etike) janė tė mirėsinkronizuara dhe punojnė harmonisht nė barazpeshė tė plotė. Muslimanėt do mund tė kenė sukses nė realizimin e shoqėrisė islame vetėm nėse arrijnė tė vėnė nė funksionim krejt sistemin, pa privilegjuar ose kundėrshtuar atė qė u vjen mė pak ose mė shumė pėr shtat.
Pėrpara se tė hyjmė nė hollėsirat e vetė khumsit, duket e nevojshme tė njihemi shkurtimisht me sistemin ekonomik islam nė kompleks; dhe mėnyra mė e mirė pėr ta pėrshkruar kėtė sistem ėshtė ajo e vėnies sė theksit tek dallimet e tija me dy sisteme tė tjera ekonomike: kapitalizmin dhe komunizmin.
Kapitalizmi ėshtė njė doktrinė ekonomike qė mbėshtetet nė idenė e pronės private tė mjeteve tė prodhimit dhe shpėrndarjes sė tė mirave. Bėhet fjalė pėr njė sistem, nė tė cilin kapitalisti ai qė ka pronėsi ekskluzive tė mjeteve tė prodhimit dhe shpėrndarjes sė tė mirave dhe kontrollit tė tyre lihet i lirė tė veprojė ashtu siē beson vetė, pa kurrfarė tutele nė raport me tė punėsuarit nga ana e qeverisė. Pėr shembull, nuk sigurohet kurrfarė rroge minimale me ligj, por gjithēka rregullohet nga parimi i kėrkesės dhe ofertės.
Nė kėtė botė i pasuri arrin ti rrisė pėrherė e mė shumė pasuritė e tij, ndėrsa tė varfrit bėhen gjithnjė e mė tė dobėt e tė lėndueshėm ekonomikisht. Varfėria i vishet mungesės sė iniciativės personale; mospatja e parave nga individi konsiderohet si shkaku i varfėrisė. Kėsisoj, nė sistemin e tij ideal, kapitalizmi nuk i lė hapėsirė mėshirės dhe bamirėsisė ndaj tė varfėrve dhe nevojtarėve.[1]
Njė mendėsi e ngjashme ekzistonte edhe nė mesin e parisė mekase; nė tė vėrtetė, nė Kuranin Fisnik thuhet:
{E kur u thuhet: Jini bujarė nga ajo qė ju ka dhuruar Zoti!, jobesimtarėt u thonė besimtarėve: A tė ushqejmė atė qė, po tė donte Zoti, do ta ushqente Vetė?!} (36:47)
Pėr tia dalė me njė situatė tė tillė, disa mendimtarė perėndimorė kanė promovuar idenė e komunizmit. Doktrina ekonomike e komunizmit mbėshtetet nė pėrqendrimin publik tė sistemeve tė prodhimit dhe shpėrndarjes. Komunistėt shkuan nė skajin e kundėrt tė kapitalistėve, duke mohuar tėrėsisht konceptin e pronės private.
Komunizmi qe njė reagim ndaj veseve tė kapitalizmit, por kundėrpėrgjigje qė kėrkonte tė hiqte plotėsisht njė koncept tė ngulitur nė natyrėn tonė - atė tė pronės private. Sigurisht, me tiu dhėnė liria politike masave, kėto u rebeluan ndaj komunizmit, ēka dėshmohet mė sė miri me rrėnimin e kėtij sitemi nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropėn lindore.
Megjithėse komunizmi dėshtoi, ai pati njė impakt tė caktuar nė politikat ekonomike tė shumė vendeve. Disa shtete kapitaliste, pėr tė penguar pėrhapjen e komunizmit, e modifikuan sistemin e tyre ekonomik, duke krijuar atė qė sot njihet si ndihmė sociale (welfare state). Nė teori, ato do tė duhej ta ndalonin shfrytėzimin e punėtorėve dhe tė funksiononin nė mėnyrė tė tillė qė tė garantonin nevojat parėsore tė tė gjithė qytetarėve.
Islami ėshtė "Rruga e Drejtė" dhe pėr pasojė sistemi i tij ekonomik mbėshtetet nė kritere mjaft tė barazpeshuara. Nė kundėrshtim me komunizmin, Islami e njeh konceptin e pronės private. Mirėpo, ndryshe nga kapitalizmi, ai e kufizon grumbullimin e pasurisė sė tepėrt nga ana e disa personave.
Sistemi ekonomik islam mbėshtetet nė bindjen se vetėm Zoti ėshtė Pronari i vėrtetė i gjithēkaje. Mirėpo, Ai ka ngulitur edhe konceptin e pronės nė natyrėn tonė dhe pėr pasojė neve na lejohet ti "posedojmė" tė mirat "tona" nė kėtė mėnyrė.
Kurani Famėlartė thotė:
{Zotit i pėrket gjithė ēka nė qiej e nė tokė} (2:284)
Zoti ėshtė Pronari i krejt gjithėsisė. Dhe vetėm falė Tij na lejohet tė kemi nė kėtė botė:
{Ai ka krijuar pėr ju gjithė ēka mbi dhé} (2:29)
Sidoqoftė, siē u tha, Islami kėrkon tė parandalojė grumbullimin e tepruar tė pasurive nė duart e tė paktėve, ēka do ta ndante shoqėrinė nė dy klasa: njėra e uritur, tjetra e mbiushqyer. Mundėsia e konkretizimit tė njė situate tė tillė ėshtė reale: mjafton tė shihen Shtetet e Bashkuara, kombi mė i pasur nė botė, dhe problemet e tij me varfėrinė, urinė, tė pastrehėt etj do na trondisin.
Kurani Famėlartė e pėrligj konceptin e taksimit, duke thėnė:
{nė mėnyrė qė (pasuria) tė mos jetė monopol i tė kamurve mes jush} (59:7)
Nė periudhėn e parė tė historisė islame, njė situatė e tillė nė tė vėrtetė edhe u shfaq. Kur Uthman Ibn Affani u bė kalif, ai i ndau pronat nė njė mėnyrė qė, brenda pak kohėsh, fisi i tij Beni Umejje u bėnė muslimanėt mė tė pasur tė ummetit.
Nė njė ligjėratė tė famshme, Imam Ali ibn Ebu Talibi shpjegon arsyet pėr tė cilat ai ngurroi tė merrte kalifatin pas vrasjes sė Uthmanit, duke thėnė:
... po tė mos kishin ardhur njerėzit tek unė, po tė mos kishin shterur argumentin pėrkrahėsit e mi, dhe po tė mos binte mbi tė diturit amaneti i Zotit pėr tė mos pranuar nė heshtje grykėsinė e shtypėsit dhe urinė e tė shtypurit, do ta kisha varur vetė kapistallin e kalifatit nė qafėn e tij. Atėherė do ta kishit parė qė kjo botė e juaj nė gjykimin tim nuk ėshtė mė e mirė se teshtima e njė dhie.[2]
Pėrparėsia mė e lartė e kalifatit tė Imam Aliut qe rivendosja e menjėhershme e drejtėsisė shoqėrore nė bashkėsinė islame. Nuk ėshtė rastėsi qė opozita e ashpėr ndaj Aliut u ndėrmor nga ata qė ishin mėsuar me privilegje tė veēanta gjatė kalifateve paraprirėse.
Islami mėson jo vetėm barazinė mes muslimanėve para Zotit, por promovon edhe barazinė nė lėmin ekonomik. Mirėpo, barazi nė Islam nuk do tė thotė uniformitet. Islami synon ta ngrejė ēdo besimtar nė nivelin e ghinasė, d.m.th. e tė mosqenit nevojtar.
Pikėrisht kėtė barazi ka pėr qėllim Islami nė sistemin e vet ekonomik.
Barazia ekonomike
Pėr ta vendosur barazinė e synuar si kusht ekonomik, Islami ka prezantuar metoda tė ndryshme. Njėra nga kėto qėndron nė kalimin e pasurisė sė tepėrt nga sektori mė i pasur te mė pak i pasuri. Kjo kryhet nė dy nivele tė ndryshme: individual dhe kolektiv.
Nė nivelin individual
Barazia ekonomike ndiqet pėrmes mėsimeve morale dhe etike nė raport me bamirėsinė. Nė gjuhėn arabe, kėto quhen sadakah dhe infak. Ka shumė vargje nė Kuranin Fisnik qė u thonė muslimanėve ti ndihmojnė tė tjerėt vullnetarisht. Ka shumė mė tepėr vargje qė flasin pėr bamirėsinė vullnetare sesa pėr taksat qė janė detyrė. Secili nga ne thėrritet ta ndihmojė tė afėrmin, nė bazė tė mundėsisė dhe mjeteve qė zotėron.
Ka tre nivele bamirėsie.
Niveli i parė:
{Dhe tė pyesin (O Muhammed): Ēfarė tė japim si lėmoshė? Thuaju: Tepricėn.} (2:219)
Niveli i dytė:
{Tė devotshmit qė ... japin nga ajo me tė cilėn i kemi furnizuar} (2:3)
Niveli i tretė:
{Ata qė japin nė mbrothėsi e nė vėshtirėsi} (3:134)
Nė tė gjitha kėto nivele, duhet mbajtur mend tė ndiqet rruga e mesme, ajo e maturisė:
{Dhe mos e bėj dorėn tėnde tė lidhur pėr qafe (nė koprraci) e as mos e shtrij nė tėrėsi e tė mbetesh i qortuar e duarthatė} (17:29).
Imam Xhafer es-Sadikun e pyetėn lidhur me njė grup tė pasurish, ndėrsa vėllezėrit e tyre muslimanė ishin nė nevojė: "A ėshtė e drejtė qė tė pasurit tė hanė ndėrkohė qė vėllezėrit e tyre janė tė uritur, sidomos nė ditė tė vėshtira?" Imami u pėrgjigj: "Vėrtet, muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, ai nuk e shtyp tė vėllain, nuk e braktis dhe as nuk e privon nga tė drejtat e tij. Muslimanėve u kėrkohet tė punojnė fort pėr vėllezėrit e tyre, tu qėndrojnė pranė, ti ndihmojnė dhe tė jenė bamirės ndaj nevojtarėve."[3]
Nė nivelin kolektiv
Barazia ekonomike garantohet nėpėrmjet takasave qė duhen paguar me tu tejkaluar njė sasi pasurie nga secili musliman. Nė njė shoqėri ideale islame, qeveria ėshtė pėrgjegjėse pėr respektimin e ligjeve qė lidhen me taksat islame, si khumsi, zekati, khiraxhi etj. Pėr shembull, duke shpjeguar rolin e Imamit si udhėrrėfyes, Imam Musa el-Kadhim thotė: "Imami ėshtė trashėgimlėnėsi i njė personi qė nuk ka kė tė trashėgojė, mbajtėsi i njė personi qė nuk ka kush e mban."[4]
Kjo siguri ekonomike zgjatet tek tėrė pjesėtarėt e shtetit islam, pėrfshirė dhe jomuslimanėt. Njė herė, Imam Aliu, duke parė njė plak qė lypte nė rrugė, pyeti: "Kush ėshtė ai?" Tė pranishmit iu pėrgjigjėn: "O Emirul-Muminin, ai ėshtė i krishterė." Imami atėherė tha: "E keni shfrytėzuar gjersa i erdhi pleqėria dhe sėshtė nė gjendje tė punojė, dhe tani e keni privuar nga nevojat parėsore! Jepini ēti nevojitet nga arka e shtetit!"[5]
Shkurtimisht, synimi i Islamit ėshtė tė eliminojė "nevojėn" (haxhet) dhe ti ngrejė personat nė gjendjen e tė qenit "tė lirė nga nevojat" (ghani).
Nė kėtė trajtesė do tė hetojmė vetėm njėrin nga aspektet e sistemit ekonomik islam: khumsin.
Khumsi ėshtė njė nga taksat e detyrueshme nė Islam. Arsyeja pėrse kemi zgjedhur si temė khumsin e jo zekatin ėshtė sepse ky i fundit zbatohet rrallėherė pėr muslimanėt shiitė nė Perėndim.[6]
Ndėrsa khumsi ėshtė i zbatueshėm pėrpjesėn mė tė madhe tė muslimanėve.
Shėnime:
[1] Njė shembull i qartė dhe i rėndėsishėm i kėsaj mėnyre tė tė mėnduarit ishte Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Ronal Reagan. Patti Davis, bija e Reagan-it, qortonte politikėn e trajtimit tė tė pastrehėve nė Amerikė, tė zbatuar nga i ati, dhe pėrqeshte anekdotat e tij pėr mashtruesit e ndihmės sociale (siē i quante Reagan-i tė pastrehėt) dhe opinionin e tij se njerėzit janė pa strehė me zgjedhjen e tyre (tė shihet: Globe & Mail, 21 Shtator 1990).
[2] Nehxhul-Belaghah, Ligjėrata 3.
[Shėn. i pėrk.: Umejjadėt fituan terren shumė shpejt pas ardhjes sė Uthmanit nė fuqi; ata filluan tė shkretonin Beitul-Malin (thesarin e shtetit), duke u vėrsulur si tė babėzitur mbi paratė e Zotit e duke i pėrpirė tė gjitha, si gjedhėt qė shohin bar tė blertė pas njė thatėsire tė gjatė e qė shkelin me kėmbė mė shumė se ē'hanė.
Administrimi i keq, qė u vėrtetua nė kėtė periudhė, ishte i pėrmasave tė atilla, saqė asnjė musliman nuk mund tė mbetej mė indiferent kur shikonte sahabėt e rangjeve tė larta tė lėnė pas dore, pa pėrkujdesje e tė mbytur nga varfėria, ndėrkohė qė kontrollin mbi Beitul-Malin e kishin Umejjadėt, postet qeveritare ishin zėnė nga njerėz tė rinj e pa pėrvojė, pronat e veēanta muslimane ishin pėrvetėsuar prej tyre, livadhet ishin bėrė kullotė vetėm pėr gjedhėt e tyre, shtėpitė ndėrtoheshin vetėm pėr ta dhe kopshtet me pemė frutore mund ti gėzonin vetėm ata. Po tė fliste ndonjė zemėrdhembshur pėr kėto teprime, ia thenin brinjėt, e nėse ndokush bėnte propagandė kundėr kėtij despotizmi, dėbohej nga qyteti. Pėrdorimi i zekatit dhe i lėmoshave, qė jepeshin pėr tė varfėrit e tė mjeruarit, si dhe i fondit publik, qė ishte pronė e pėrbashkėt e muslimanėve, mund tė shikohet nė disa nga shembujt e panumėrt:
1. Hakam bin Asi, tė cilin Profeti (s) e kishte dėbuar vetė nga Medina, u lejua tė kthehej pėrsėri nė qytet, duke dalė kundėr Sunnetit tė Profetit (s), bile edhe kundėr praktikės sė dy kalifėve tė parė; pėr mė tepėr, atij iu dhanė nga paratė publike njėqind mijė Dirham (el-Baladhuri, Ansab ul-ashraf, vėll. V, ff. 27, 28, 125).
2. Walid bin Ukbes, i cili cilėsohet fasik nė Kuran (shih komentet e ajetit 49:6), iu dhanė njėqind mijė dirhemė nga fondi publik i muslimanėve (Ibn Abd Rabbih, el-Ikd ul-Farid, vėll. III, f. 94).
3. Kalifi martoi bijėn e tij, Aban, me Merėan bin Hakamin, duke i dhėnė kėtij tė fundit njėqind mijė dirhemė nga fondi publik (Sherh Ibn Ebil-Hadid, vėll. I, f. 39).
4. Bijėn tjetėr tė tij, Aishen, Uthmani e martoi me Harith bin Hakamin, duke i dhėnė kėtij njėqind mijė dirhemė nga fondi publik (po aty).
5. Abdullah bin Khalidit iu dhanė katėrqind mijė Dirham (Ibn Kutejbe, el-Maarif, f. 84).
6. Merwanit i u dhurua Khumsi i mbledhur nė Afrikė, qė kapte shifrėn e pesėqind mijė Dirhamėve (po aty).
7. Merwanit iu dha si favor mbretėror Fedeku, prona qė i ishte marrė Hz. Fatimes, bijės sė Profetit (s), me pretekstin se ishte lėmoshė pėr tė gjithė. (po aty)
8. Harith bin Hakamit iu dha Bahzezi, njė vend nė zonėn tregtare tė Medinės, qė Profeti (s) e kishte deklaruar pasuri publike. (po aty)
9. Nė livadhet pėrqark Medinės nuk lejohej tė kulloste asnjė deve, pėrveē deveve tė Beni Umejjadėve. (Sherh Ibn Ebil-Hadid, vėll. I, f. 39)
10. Pas vdekjes sė Uthmanit, nė shtėpi tė tij u gjetėn njėqind e pesėdhjetė mijė dinarė dhe njė milion dirhemė; ai skishte kufi taksimi pėr tokat e lira, ndėrkohė qė vlera e njė Jagiri ishte njėqind mijė Dinarė, kurse devetė dhe kuajt e tij skishin tė numėruar. (el-Mesudi, Muruxhudh-Dheheb, vėll. I, f. 435).
11. Qytetet dhe provincat kryesore tė vendit qeveriseshin nga farefisi i Kalifit. Pėr shembull, governator i Kufas ishte Walid bin Ukbe. Njė herė ai drejtoi lutjet e mėngjesit duke qenė i dehur me verė dhe bėri katėr nė vend tė dy rekateve; njerėzit u indinjuan shumė dhe Kalifi u detyrua ta hiqte, por nė vend tė tij vuri njė fasik tjetėr, Sad bin Asin. Po kėshtu, ai kishte emėruar si governatorė tė tij Abdullah bin Ebi Serhin nė Egjipt, Muavie bin Ebu Sufianin nė Siri dhe Abdullah bin Amirin nė Basra (el-Mesudi, Muruxhudh-Dheheb, vėll. I, f. 435). Pėr hollėsira tė mėtejshme, lexuesi mund ti drejtohet veprės el-Adaleh el-ixhtimajjeh fi el-Islam nga Sejjid Kutb, ff. 231-.]
[3] Hasan b. Hasan, el-Hurr el-Amili Wesailu sh-Shi°a (Beirut: Dar Ihjait- Turathil- Arabi, 1993), vėll. XI, f. 597.
[Shėn. i pėrk.: Transmetohet se Imam Bākiri bisedoi njėherė me Saīd ibn el-Hasanin:
Imami: A ju ndodh qė njėri prej jush ti afrohet tė vėllait dhe ti fusė dorėn nė xhep pėr ti marrė ca para pėr tė cilat ka nevojė, e qė vėllai i tij tė mos e pengojė?
Saīdi: Nuk di pėr njė gjė tė tillė.
Imami: Atėherė nuk ka shīitė tė vėrtetė mes jush.
Saīdi: A do tė shkatėrrohemi, atėherė?
Imami: Pa dyshim, sepse njerėz tė tillė nuk e zbatojnė atė qė thonė.
Ai gjithashtu i tha njėherė Mujasser ibn Abdul-Azizit: O Mujasser! Vdekja tė ėshtė afruar disa herė, por Zoti ta shtyu atė pasi ke shkėlqyer nė mbajtjen e lidhjeve tė miqėsisė e ke ndihmuar qė njerėzve tu largohen hallet. (Biharul-Enwar, vėll. LXV).]
[4] Muhammed ibn Ja°kub el-Kulejni, el-Usul el-Kafi, (Teheran: Darul-Kutubil-Islamijje, 1338 A.H.), vėll. 1, f. 542.
[5] el-'Amili, Wesail, vėll. XI, f. 49.
[6] Sipas jurisprudencės imamite, zekati ėshtė detyrim vetėm mbi nėntė artikuj: ar, argjend, deve, mushka, dele, grurė, elb, hurma dhe rrush i thatė.
Kreu 1
Khumsi nė Kuran dhe nė histori
"Khums" do tė thotė "njė e pesta".
Nė terminologjinė ligjore islame, ai nėnkupton "njė tė pestėn e kategorive tė caktuara tė tė ardhurave ose pronėsive qė njė person fiton si pasuri, tė cilat duhen paguar si taksė islame." Kurani famėlartė e pėrmend atė nė vargun e mėposhtėm:
{Dijeni se: njė e pesta e asaj qė fituat nga ndonjė send, i takon Allahut, tė Dėrguarit, tė afėrmve tė tij, jetimėve, tė varfėrve dhe mysafirėve} (8:41)
Nė kėtė ajet, fjala ghanimtum ėshtė pėrkthyer "fituat". Siē u shpjegua mė lart, khumsi nėnkupton "njė tė pestėn e kategorive tė caktuara tė zotėrimeve ose pronave qė njė person fiton si tė mira ose pasuri." Por cilat janė kėto prona ose zotėrime?
Nė pėrputhje me hadithet e transmetuara nga Ehlul-Bejti i Pejgamberit (a.s.), kėto janė shtatė:
1) Fitimi ose teprica e tė ardhurave
2) Pasuria e ligjshme e pėrzier me atė tė paligjshme
3) Minierat dhe mineralet
4) Gurėt e ēmuar tė nxjerrė nga deti
5) Thesaret e gjetura[7]
6) Toka qė njė kafir dhimmi blen prej njė muslimani
7) Preja e luftės
Disa e kanė interpretuar fjalėn ghanimtum ti referohet ekskluzivisht presė sė luftės, duke e kufizuar kėsisoj obligimin e khumsit nė vetėm njė kategori. Mirėpo, njė intepretim i tillė mbėshtetet nė mosnjohje tė gjuhės arabe, historisė sė khumsit, ligjeve islame dhe tefsirit tė Kuranit Famėlartė. Pėr ta sqaruar kėtė pikė, po citojmė njė argument nga Sejjid Said Akhtar Rizvi[8], pa harruar se termi ghanimtum vjen nga fjala el-ghanime.
Kuptimi i ghanimtum
Fjalori i famshėm i el-Munxhidit i pėrkufizon termat el-ghanim dhe el-ghanimeh si:
a) Ajo qė merret nga armiku me armė dhe me forcė.
Ēdo pronėsi nė pėrgjithėsi ... Pėr mė tepėr, shprehja el-ghunm bil-ghurm nėnkupton fitesėn dhe atė qė mbetet duke zbritur shpenzimet, kur zotėruesi i fitimit ėshtė pronari unik dhe i vetmi qė merr frytet e tij, sepse ėshtė i vetmi qė merr pėrsipėr rreziqet dhe harxhimet e pėrfshira.[9]
Kjo tregon se termi el-ghanimeh nė arabisht ka dy kuptime: pre lufte dhe fitime tė pėrgjithshme. Dhe citimi i mėsipėrm tregon se fitim nuk ėshtė kuptim i pazakontė.
Saherė qė nė Kurann Famėlartė njė fjalė ka disa kuptime, bėhet e domosdoshme pėr tė gjithė muslimanėt qė ta kėrkojnė udhėrrėfimin nga Pejgamberi (s.a.v.s) dhe Ehlul-Bejti pas tij. Pėrndryshe do tė jemi fajtorė pėr tefsir bir-reij (interpretim tė Kuranit sipas opinionit personal), njė mėkat qė shpie nė Xhehenem.
Historia e Khumsit
Khumsi ėshtė njė nga masat qė u futėn nga Abdul-Muttalibi, gjyshi i Pejgamberit (s.a.v.s) dhe qė vazhdoi tė ekzistonte edhe pas agimit tė Islamit. Ai veproi sipas njė urdhri qė i kishte dhėnė Zoti nė ėndėrr. Kur rizbuloi burimin e Zemzemit, ai gjeti shumė objekte me vlerė qė ishin groposur nga ismailitė shumė kohė mė parė, nga frika se armiqtė e tyre do tua merrnin. Kur Abdul-Muttalibi i gjeti kėto thesare tė fshehura, ai i dha njė tė pestėn (fjalė pėr fjalė khums nė arabisht) nė rrugė tė Zotit dhe i mbajti 4/5 e mbetura pėr vete. Njė praktikė e tillė u bė zakon nė familjen e tij dhe, pas hixhrės sė Pejgamberit (s.a.v.s), i njėjti sistem u pėrvetėsua nė Islam. Kėshtu, pra khumsi i parė su nxor nga njė pre lufte, por nga thesaret (njė nga kategoritė e pronėsive dhe zotėrimeve nga tė cilat dhet dhėnė khums).
Ligjet islame
As edhe njė shkollė e vetme islame nuk e kufizon kuptimin e termit ghanime te preja e luftės. Pėrveē kėtij tė fundit, edhe tė mirat nė vijim i nėnshtrohen pagesės sė khumsit:
a) Mineralet, sipas imamive dhe hanefive
Thesaret e groposura, sipas tė gjitha shkollave islame tė Ligjit (imami, hanefi, maliki, hanbeli dhe shafii).
Intepretimi i Kuranit Famėlartė
Siē u pėrmend mė sipėr, intepretimi i Kuranit Fisnik duhet mbėshtetur nė mėsimet e Profetit (s.a.v.s) dhe tė Ehlul-Bejtit pas tij. Fjala ghanime tek ajeti nė fjalė ėshtė intepretuar qartė si el-faidetul-muktasabah (fitesė) nga Imamėt tanė:
Kėsisoj, mund tė pohojmė me bindje se kuptimi i fjalės ghanime nuk ėshtė kufizuar kurrė tek preja e luftės nė asnjė nga shkollat islame tė jurisprudencės. Sa u pėrket [interpretimit tė dhėnė prej] Imamėve tanė, ajo pėrfshin kategori tė ndryshme pronash dhe pasurish qė nga koha e Imam Aliut, siē tregojnė raportimet e vėrtetėsishme.[10]
Kjo konfirmohet nga praktika e vetė Profetit (s.a.v.s). Pėr shembull, kur Pejgamberi (s.a.v.s) e nisi Amr Ibn Hazmin nė Jemen, ai i dha udhėzime tė shkruara, mes tė cilėve ndodhej edhe ky: "Tėrhiqe khumsin pėr Allahun, nga fitimet e njerėzve [tė Jemenit]."[11]
Dhe kur Pejgamberi (s.a.v.s) e mori khumsin nga fisi jemenas i Kilalit, ai i njoftoi ata duke u dėrguar njė mesazh qė thoshte: "Lajmėtari juaj ėshtė kthyer dhe ju e keni paguar khumsin pėr Allahun, nga fitimet e juaja (el-ghanaim)".[12]
Ėshtė interesante tė vėrehet se Beni Kilal iu bindėn urdhrit tė Pejgamberit (s.a.v.s) dhe ia dėrguan khumsin pa patur ndodhur kurrfarė luftemes muslimanėve tė Jemenit dhe jobesimtarėve. Ky ėshtė njė tregues i qartė se Pejgamberi (s.a.v.s) nuk e kishte kufizuar zbatimin e khumsit tek preja e luftės.
Rėndėsia e dhėnė khumsit nga ana e Profetit (s.a.v.s) mund tė vėrehet edhe nė kėshillėn e tij pėr delegacionin e Beni Abdul-Kejsit (degė e fisit Rabieh). Ata nuk ishin fis shumė i fortė dhe, pėr tė arritur nė Medinė, ata duhej tė kalonin njė zonė tė kontrolluar nga fisi i Muzarit, qė ishin jobesimtarė dhe i luftonin muslimanėt. Pėr pasojė, Beni Abdul-Kejsėt nuk mund tė udhėtonin tė sigurt pėr nė Medine, pėrveēse gjatė muajve tė shenjtė, kur lufta ishte e ndaluar.
Njėherė, njė delegacion i Beni Abdul-Kejsit arritėn nė Medine, ku iu drejtuan Profetit (s.a.v.s) me fjalėt: "Nuk mund tju bėjmė vizitė pėrveēse nė muajt e shenjtė, sepse mes jush dhe nesh qėndrojnė jobesimtarėt muzarė. O i Dėrguari i Allahut, jepna ndonjė kėshillė pėr ata qė kemi lėnė pas, nė mėnyrė qė tė hyjmė nė Xhennet [duke tė ta ndjekur fjalėn]!"
Pejgamberi (s.a.v.s) u tha qė tė besonin nė Zotin Njė, tė faleshin, tė jepnin zekatin, tė agjėronin muajin e Ramazanit dhe tė paguanin khumsin (njė tė pestėn) e fitimeve tė tyre.[13]
Rrethanat qė rėndonin mbi Beni Abdul-Kejsėt - si dobėsia dhe numri i tyre i pakėt, qė i pengonin ata tė udhėtonin pėr nė Medine - nuk lėnė vend pėr ta interpretuar zbatimin e khumsit nė kėtė hadith ekskluzivisht te preja e luftės.
Khumsi ėshtė waxhib mbi shtatė artikuj; mirėpo nė kėtė trajtesė do tė shqyrtojmė vetėm dy prej tyre:
1- Fitesa ose teprica,
2- Pasuria e ligjshme (hallall), qė ėshtė lidhur ose pėrzier nė njėfarė mase me pasuri tė paligjshme (haram) sipas Islamit.
Motivi pėr pėrzgjedhjen e bėrė lind nga fakti se sendet e tjera qė i nėnshtrohen khumsit (si pėr shembull pasuritė e nxjerra nga minierat dhe shpellat, gurėt e ēmuar, thesaret e groposura) nuk janė shumė tė pėrhapura mes njerėzve e pėr rrjedhojė kemi synuar tė mos e ngarkojmė lexuesin me hollėsitė e ndryshme pėrkatėse. Kush dėshiron ose e ka tė nevojshme tė thellohet mbi kėtė ēėshtje, mund tė marrė informacione tė detajuara nga dijetari i zonės sė tij ose tė na kontaktojė drejtpėrsėdrejti.
Shėnime:
[7] Tė cilit nuk i njihet pronari dhe askush nuk i del pėr zot brenda njė viti. (shėn. pėrk.)
[8] Babai i autorit tė kėsaj trajtese. (shėn. pėrk.)
[9] Tė shihet edhe shėnimi te rrėnja G-N-M nė botimin 28tė tė el-Munxhidit (Beirut: Dar el-Mahrek, 1986), f. 561. Tė shihen edhe fjalorėt e tjerė tė famshėm, si Lisan el-Arab dhe el-Kamus.
[10] Rizvi, S. S. A., Your Questions Answered, (Dar es-Salaam: Bilal Muslim Mission, 1973), vėll. I, ff. 44-46.
[11] Ibn Khaldun, Tarikh, (Beirut: al-A°lemi, 1971), vėll. II, pjesa 2, f. 54; Ibn Kethir, el-Bidajeh wen-Nihajeh, (Beirut: al-Ma°arif, 1966), vėll. V, ff. 76-77; Ibn Hisham, Sirah, (Beirut: Darul-Xhejl, 1975), vėll. IV, f. 179.
[12] Ebu Ubejd, el-Amwal, (Beirut: Muasisseh Nasir, 1981), f. 13; el-Hakim, el-Mustedrek, (Hajderabad: Uthmanijje, 1340 H.) vėll. I, f. 395. Pėr mė gjerė, tė shihen "es-Sahih fi Siratin-Nebi", (Qum: 1983) vėll. III, f. 300, nga Xhafer Murteda el-Amili.
[13] Bukhari, Sahih el-Bukhari, (Beirut: Daru l-Arabijjeh, f.d.), vėll. IV, f. 213; Ebu Ubejd, el-Amwal, f. 13. E pėrcjellė edhe nga burimet sunnite si Sahih Muslim, Sunen Nisai, Musned i Ahmed Ibn Hanbelit dhe Sunen i Tirmidhiut.
Kreu 2
Khumsi mbi tepricėn ose fitesėn
A. Kur duhet paguar khumsi
Khumsi bėhet waxhib nė fillim tė vitit tė ri financiar mbi tepricėn ose fitimin shtesė tė tė ardhurave tė vitit tė kaluar.
Fillimi
"Fillimi" i njė viti nėnkupton kohėn kur fitimi ose teprica e tė ardhurave bėhet i qartė. Ndaj, kurdo qė tė ketė tepricė ose shtesė tė ardhurash e cila nuk pėrdoret pėr shtėpi ose shpenzime komerciale tė atij viti, atėherė njė e pesta e saj duhet paguar si khums.
Viti
Tė konsideruarit e njė "viti" nė rastin e khumsit bėhet pasi nė shumicėn e rasteve, teprica e tė ardhurave bėhet e qartė nė fund tė vitit. Pėrndryshe khumsi lidhet me fitimin ose tepricėn e tė ardhurave me tu marrė vesh, dhe pronari mund ta paguajė kumsin pėrpara mbylljes sė vitit.
Kalendari hixhri apo ai gregorian?
Sigurisht, lejohet fiksimi i cilėsdo datė tė vitit (ose edhe fillimi i vitit fiskal sipas kalendarit gregorian) si "fillimi" i vitit tė paguesit tė khumsit.
Pastaj mund tė llogaritet teprica e pasurisė nė atė ditė ēdo vit dhe tė paguhet khumsi. Ėshtė mė e lehtė tė numėrohet nga dita kur fillon rroga e parė.
B. Pėrkufizime tė tė ardhurave, fitimit dhe tepricės
Khumsi ėshtė waxhib mbi fitimin ose tepricėn e tė ardhurave tė dikujt pas zbritjes sė shpenzimeve vjetore. Pėr ta qartėsuar mė tej kėtė fjali, duhet sqaruar pėrkufizimi i termave "tė ardhura", "tepricė" dhe "shpenzime".
Tė ardhurat
Tė ardhurat nėnkuptojnė ato qė fitohen nga njė biznes, rrogė ose ēfarėdolloj mjeti tjetėr pasurimi tė njohur nga Sheriati.
A ėshtė khumsi waxhib edhe mbi dhuratat, ēmimet, testamentet, bamirėsinė, zekatin dhe khumsin? Sipas shumicės sė muxhtehidėve tė sotėm, ėshtė waxhib si masė kujdesi qė tė paguhet khumsi edhe pėr kėto artikuj.
Me "testament" nėnkuptojmė ēdo gjė tė lėnė trashėgim njė personi nė testamentin e njė miku ose tė dikujt qė nuk ėshtė i afėrt me tė.
Mirėpo khumsi nuk paguhet pėr mehrin ose trashėgiminė, pėrveēse kur trashėgimia vjen prej personit mė pak tė pritur; pėr shembull njė farefisi tė largėt nga i cili nuk pritet tė trashėgohet.
Me mehr nėnkuptojmė dhuratėn e martesės qė njė bashkėshort pajtohet ti paguajė tė shoqes nė kohėn e martesės ose kurdo qė ajo ta kėrkojė. Nė Islam, mehri nuk ėshtė diēka qė gruaja e zotėron nė kohėn e divorcit ose kur i vdes i shoqi; ai ėshtė e drejta e saj qė ajo e zotėron me tu konsumuar martesa.
Teprica ose fitesa
Nė rastin e njė personi me rrogė, "teprica" e tė ardhurave ėshtė ajo qė mbetet pas zbritjes sė shpenzimeve vjetore tė vetes dhe tė familjarėve qė ke nė varėsi.
"Familjarėt nė varėsi" nėnkuptojnė ato persona, mbajtja e tė cilave ėshtė pėrgjegjėsi. Nuk ka rėndėsi nėse mbajtja e tyre ėshtė e detyrueshme pėr personin qė jep khumsin (si f.sh gruaja, fėmijėt dhe prindėrit) ose jo (si f.sh. njė i afėrm, mik ose jetim).
Nė rastin e njė personi qė merret me biznes, "fitesa" ėshtė ajo qė mbetet pas zbritjes sė kostove vjetore tė biznesit, qė pėfshin rrogėn e personit nė fjalė.
C. Shpenzimet e zbritshme
Shpenzimi qė duhet zbritet nga tė ardhurat ėshtė dy llojesh: shpenzime shtėpiake dhe shpenzime komerciale.
1. Shpenzimet shtėpiake
(a) Zbritjet e ligjshme
i. Artikujt:
Artikujt e zbritshėm shtėpiakė pėrfshijnė ushqimin, pijen, strehimin, transportin, pajisjet shtėpiake, shpenzimet e martesės, shpenzimet mjekėsore, pagimin e sadakasė, haxhin, zijaretin, dhuratat, donacionet dhe bamirėsitė, pagimin e borxheve, gjobat ligjore, rrogat e shėrbėtorėve, bonuset e siguracioneve, sasinė e zbritur pėr fondin e detyrueshėm tė sigurimit ose pėr fondin e detyrueshėm tė pensionit, taksėn e tė ardhurave etj.
Nė rastin e "pagimit tė borxheve", vetėm borxhet pėr nevojat thelbėsore mund tė zbriten nga tė ardhurat, jo pagimi i huasė ose borxhit qė merret pėr zgjerimin e biznesit etj. Nė rastin e fundit, duhet paguar fillimisht khumsi nga teprica e tė ardhurave dhe pastaj tė kthehen borxhe tė tilla nga 80%-shi i mbetur.
Bonuset e paguara pėr "sigurim tė pėrhershėm tė jetės" nuk mund tė llogariten si shpenzime tė zbritshme, ato janė mė tepėr njė lloj "kursimi" qė do i paguhet ose vetė personit tė siguruar (nė pėrfundim tė pakos) ose trashėgimtarėve tė tij (nė rast vdekjeje pėrpara pėrfundimit tė pakos). Sikurse tė gjitha kursimet e tjera, bonuse tė tilla i nėnshtrohen khumsit.
Mirėpo, bonuset e paguara pėr shumicėn e sigurimeve tė tjera sikurse makina, zjarri, sigurimet mjekėsore dhe ato tė mbrojtjes, mund tė llogariten si shpenzime tė zbritshme nga tė ardhurat vjetore.
Rasti i njė pensioni tė detyrueshėm do tė llogaritet si pjesė e tė ardhurave, saherė qė mund tė merret, dhe tė jepet khumsi nėse kursehet ndonjė gjė prej tij vitin tjetėr.
Mirėpo, "plani kursyes i pensionimit" tė padetyrueshėm ėshtė sikurse siguracioni i jetės duhet dhėnė khums pėr tė hollat qė ndahen mėnjanė atė vit pėr planin e kursimit pėr pensionim. Nėse investoni njė shumė tė madhe dhe kėsisoj e shihni veten pa sasinė e mjaftueshme tė parave rrjedhėse pėr tė paguar khumsin, atėherė duhet tė llogarisni njė plan me kėste pėr ta paguar khumsin brenda disa muajsh.
ii. A ka ndonjė kufi nė shpenzimet shtėpiake?
Tė gjitha kėto shpenzime shtėpiake dallojnė nga njėri kryefamiljar tek tjetri. Mėnyra dhe sasia e harxhimit duhen shqyrtuar sipas nevojave dhe pozitės sė personit nė fjalė.
Pėr shembull, nėse tė ardhurat vjetore tė njė personi janė $ 20,000 dhe nevoja e statusi i tij i kėrkojnė tė harxhojė $ 10,000 nė shpenzimet shtėpiake vjetore, por ai e kalon kėtė kufi dhe harxhon $ 15,000 atėherė ai duhet tė paguajė khums pėr gjithēka mbi shifrėn $ 10,000.
Mirėpo, nėse bėn jetė tė thjeshtė dhe shpenzon vetėm $ 7,000, atėherė duhet tė paguajė khums pėr gjithēka mbi $ 7,000. Nėse tė ardhurat totale dhe nevojat e tij janė afėrsisht tė barabarta, ai nuk e ka pėr detyrė tė paguajė khums.
iii. A mund ti zbres humbjet nė orenditė shtėpiake?
Nėse humbja ėshtė nė ndonjė orendi qė sėshtė as pėr tregtim e as pėr konsum shtėpiak, atėherė nuk mund ta shlyeni nga tė ardhurat e juaja pėrpara dhėnies sė khumsit.
Megjithatė, nėse humbja ėshtė nė njė orendi qė ėshtė pjesė e konsumit shtėpiak (si pajisje ose rroba), atėherė ju lejohet qė vetėm ti zėvendėsoni kėto artikuj me tė rinj ose ti riparoni dhe ta llogarisni koston e zėvendėsimit/riparimit nė shpenzimet vjetore.
( Rregullat e shpenzimeve shtėpiake:
i. Dy burime tė ardhurash
Njė personi i lejohet tė zbresė shpenzimet shtėpiake nga tė ardhurat edhe nėse ka ndonjė pasuri tjetėr qė nuk i nėnshtrohet khumsit.
Pėr shembull, shpenzimet vjetore tė Ahmedit janė $ 10,000. Ai trashėgon $ 10,000 nga i ati dhe fiton gjithashtu $ 20,000 gjatė atij viti. Ai ka mundėsinė ose tė pėrdorė $ 10,000 e parave tė trashėguara, pėr harxhimet e tij dhe tė paguajė khumsin pėr krejt $ 20,000 qė ka fituar atė vit; ose tė zbresė $ 10,000 e shpenzimit tė tij vjetor nga tė ardhurat dhe tė paguajė khums pėr $ 10,000 e mbetura, qė ėshtė teprica e tė ardhurave. $ 10,000 qė Ahmedi ka trashėguar nuk i nėnshtrohen khumsit.
ii. Artikuj tė ri shtėpiakė tė papėrdorur
Tė gjithė artikujt e ri qė nuk janė pėrdorur (as edhe njė herė) nga fundi i vitit tė khumsit duhet llogaritur si pjesė e kursimeve.
Pėr shembull, Ahmedi ka fiksuar 30 Qershorin si fundi i "vitit" tė tij. Atė ditė ai vėren se ka akoma, pėr shembull, 10 kg sheqer, 5 kg kripė, 20 kg oriz qė nuk janė pėrdorur "vitin e kaluar". Nė rast tė tillė, ai nuk mund ta zbresė ēmimin e kėtyre ushqimeve tė mbetura nga fitimi ose tė ardhurat e atij viti. Ai mund tė zbresė vetėm ēmimin e ushqimit tė konsumuar brenda vitit qė mbaroi me 30 Qershor. Prandaj, kėta artikuj ushqimorė duhen pėfshirė nė llogaritjen e kursimeve tė tija vjetore.
iii. Njė grua me fitime
Ėshtė waxhib pėr njė grua me fitimet e saja, qė tė japė khums nga teprica e tė ardhurave tė saja nėse ajo vetė ėshtė siguruesja e familjes. Nėse i shoqi ose i ati ėshtė siguruesi i tė ardhurave tė familjes, ajo duhet tė paguajė khums pėr krejt sasinė e tė ardhurave tė saja, qė kalon shpenzimet e saja.
Nėse njė grua pa fitime tė sajat merr njėfarė pasurie nga i shoqi ose nga cilido person tjetėr, atėherė ajo e ka waxhib tė paguajė khumsin pėr atė, me kusht qė tė jetė mė shumė se shpenzimet e saja vjetore. Kjo nuk vlen pėr mehrin ose trashėgiminė qė nuk i nėnshtrohet khumsit.
iv. Tė ardhurat e njė vartėsi ekonomik
E njėjta vlen pėr tė ardhurat e personit, shpenzimet e tė cilit sigurohen nga dikush tjetėr. Pėr shembull, njė person me fitime, tė cilin e mban i ati; ai duhet tė paguajė khums nga teprica e tė ardhurave tė tija.
v. Familje me dy burime tė ardhurash
Nėse burri dhe gruaja janė qė tė dy fitues tė ardhurash, duke kontribuar sė bashku nė shpenzimet e familjes, atėherė khumsi duhet paguar duke llogaritur tė ardhurat totale dhe zbritur shpenzimet totale. Nė teori, sasia e harxhuar nga gruaja pėr shtėpinė do tė konsiderohet si dhuratė pėr burrin i cili nė Islam ėshtė pėrgjegjės pėr mbajtjen e familjes dhe kėsisoj tė ardhurat e tij, pra edhe khumsi, do tė rriten.
vi. Tė ardhurat e njė minoreni
Khumsi nuk ėshtė waxhib pėr njė fėmijė jo-baligh[14] ose njė tė ēmendur. Prandaj, nėse njė jo-baligh ose i ēmendur arrin ndonjė pasuri qė ėshtė mė e madhe se shpenzimet e tija/saja vjetore, atėherė nuk ka khums mbi atė pasuri nė atė ēast ose nė ēastin kur ai/ajo bėhet baligh/e apo i/e shėndoshė mendėrisht; madje nuk ėshtė waxhib as pėr kujdestarėt e tyre ligjorė.
vii. Dijeta familjare
Nė shumė vende perėndimore, prindėrit marrin dijeta financiare pėr fėmijėt e tyre nga qeveria. A i nėnshtrohet khumsit kjo sasi tė hollash? Prindėr tė tillė kanė dy mundėsi:
Ose ta harxhojnė sasinė pėr mbajtjen e fėmijės, me ērast dijeta familjare duhet pėrfshirė nė tė ardhurat e prindit dhe tė llogaritet si e tillė; ose i ndan paratė mėnjanė pėr fėmijėn, me ērast ato si nėnshtrohen khumsit. Mirėpo, nėse fėmija ėshtė baligh, atėherė duhet paguar khums pėr dijetėn, nėse ajo nuk pėrdoret deri nė fund tė vitit.
viii. Khumsi mbi pronėn e dikujt
Nėse personi vdes pėrpara fundit tė vitit financiar, si duhet ndarė prona e tij? Sė pari, trashėgimtarėt e tij duhet ta zbresin shpenzimin e tij pėr atė vit deri nė ēastin e vdekjes, nga trashėgimia e tij. Atėherė duhet paguar khumsi nga teprica e tė ardhurave tė tij tė mbetura. Vetėm atėherė mund tė marrin trashėgimtarėt pjesėn e tyre nga prona.
Nėse trashėgimtari e dinte qė i ndjeri nuk ka dhėnė khums nga prona e tij, ėshtė waxhib pėr nga kujdesi qė tė jepet khumsi pėrpara ndarjes sė pronės.
2. Shpenzimet komerciale
(a) Shpenzimet e zbritshme
Kėto mbulojnė ēdo shpenzim tė derdhur nė biznes: rroga tė punėtorėve, qira, bonuse siguriacioni, taksa tė kėrkuara nga qeveria, blerje makinerish e harxhime mirėmbajtjeje etj.
( Rregullat e shpenzimeve komerciale
i. Kapitali i investuar
Nėse njė person, tė cilit i nevojitet kapital pėr tė mbajtur veten dhe familjen merr njė kapital, atėherė:
- Nėse kapitali nuk i kalon shpenzimet vjetore, ai mund ta pėrdorė pėr tė tregtuar, dhe nuk duhet tė japė khums mbi tė. Pėr shembull Zejd nevojtari merr $ 10,000 dhuratė nga njė mik dhe shpenzimet e domosdoshme vjetore tė tij janė $ 11,000, atėherė nuk paguhet khums mbi atė sasi, nėse ai e pėrdor si kapital pėr tregti etj.
- Nėse ai kapital i kalon shpenzimet e domosdoshme vjetore (p.sh. nėse Zejdi merr $ 15,000), atėherė ai mund ta pėrdorė kapitalin vetėm pasi tė ketė paguar khumsin pėr diferencėn me shpenzimet e tija vjetore (e cila nė kėtė rast do tė ishte $ 4,000).
- Nėse njė person i tillė nuk ka nevojė pėr kapital, atėherė ai mund ta pėrdorė atė sasi pėr tė zgjeruar bisnesin e tij ekzistues ose tė nxjerrė fitim shtesė pasi tė ketė paguar khumsin pėr sasinė totale.
ii. Rritja nė nėnproduktin e njė artikulli tė pataksueshėm me khums
Nėse dikush ka njė artikull qė nuk i nėnshtrohet khumsit (ose, nėse i nėnshtrohet, ai ėshtė paguar) dhe ka njė rritje nė tė, nė formė nėnproduktesh tė tij, atėherė ėshtė waxhib pėr atė qė tė japė khumsin pėr nėnproduktet e atij artikulli. Nė kėtė rast, nuk ka rėndėsi nėse nėnprodukti ėshtė "nėnprodukt mė vete" si viēi dhe qumėshti i lopės ose leshi i deles, apo ėshtė "nėnprodukt i lidhur" si frutat e njė peme.
iii. Rritja e vlerės sė tregut sė njė malli tė pataksueshėm me khums
Nėse vlera nė treg e njė malli komercial rritet, pa ndonjė rritje nė nėnproduketet e tij, atėherė:
Nėse e ka blerė pėr biznes, ėshtė waxhib tė paguhet khums nga vlera e rritur, me kusht qė ajo tė mbetet 'e rritur' deri nė fund tė vitit tė khumsit; nėse e ka blerė, por jo pėr qėllime biznesi, atėherė do tė bėhet waxhib tė japė khums nga vlera e rritur vetėm kur ta shesė atė mall.
Nėse nuk e ka blerė, por e ka marrė nė pronėsi nėpėrmjet trashėgimisė etj, atėherė nuk duhet dhėnė khums pėr vlerėn e rritur nė treg edhe po ta shesė.
iv. Zhvleftėsimi ose humbja e njė malli
Nėse ka rėnie nė kapital, personit i lejohet ta shlyejė atė duke e zbritur shumėn pėrkatėse nga fitimi i atij viti, pėrpara se tė japė khumsin. Prandaj, kjo masė pėr zhvleftėsimin mund tė konsiderohet si "shpenzim i prodhimit komercial", mbi tė cilin nuk jepet khusm.
Nėse dikush blen njė orendi pėr biznes, dhe pastaj vlera e saj nė treg rritet gjatė vitit dhe ai nuk e shet pėr neglizhencė ose nė pritje tė rritjes sė mėtejshme tė ēmimit, dhe nga fundi i vitit ēmimi bie prapė nė vlerėn fillestare, atėherė nuk jepet khums mbi vlerėn e rritur tė mėparshme. Por, siē u pėrmend nė pikėn iii mė lart, nėse rritja nė vlerėn e orendisė nė treg mbetet e njėjtė deri nė fund tė vitit, atėherė duhet dhėnė khums pėr vlerėn e ngritur.
v. Shlyerje dėmi
A mund tė zbritet shlyerja pėr dėmet nė pronė nga fitimi vjetor dhe tė llogaritet si pjesė e "shpenzimeve vjetore"? Nėse dėmi nuk shlyhet nga siguracioni, atėherė ka tri mundėsi:
Nėse humbja ėshtė nė njė artikull, qė futet nė mallrat e tregtisė dhe tregtimi kufizohet nė njė lloj malli, atėherė lejohet tė bėhet shlyerja e mallrave tė dėmtuara nga fitimet pėrpara dhėnies sė khumsit. Pėr shembull, nėse tregtimi i njė personi kufizohet nė shitblerjen e sheqerit dhe atė vit njė pjesė e tij dėmtohet ose ai del me humbje nė shitje, atėherė atij i lejohet ta sigurojė shlyerjen pėr dėmtimin ose humbjen nga fitimi ose tė ardhurat dhe ta pėrshijė me shpenzimet vjetore.
Nėse dėmi ndodh mbi njė mall tė njė tregtari, aktiviteti i tė cilit nuk kufizohet te njė lloj malli, atėherė lejohet qė ai tė shlyhet nga fitimi pėrpara dhėnies sė khumsit. Megjithatė, ėshtė mė mirė si masė kujdesi qė tė mos zbritet shlyerja pėr humbjen e njė pjese tė tregtisė nga fitimi i njė tjetre, para dhėnies sė khumsit.
Nėse dėmtimi ose humbja ka ndodhur nė njė mall tregtimi, ndėrkohė qė personi ka nxjerrė fitime nga veprimtari jashtė tregtimit, si: bujqėsia, blegtoria etj, nė kėtė rast ėshtė mė mirė si masė kujdesi qė humbja nė tregti tė mos shlyhet nga fitimi i tij bujqėsor/blegtoral para dhėnies sė khumsit.
vi. Shitja e njė artikulli mbi tė cilin khumsi ėshtė waxhib
Nėse khumsi bėhet detyrim mbi ndonjė artikull tregtimi, ėshtė haram qė ai tė shitet pa dhėnė khumsin pėr tė. Megjithatė, nėse ai i shitet njė shiiti pėrpara dhėnies sė khumsit, ndėrveprimi do tė jetė i vlefshėm dhe shitėsi do tė duhet tė paguajė khums pėr ēmimin e atij artikulli.
vii. Ortakėsia me atė qė nuk paguan khums
Nuk ka problem nė ortakėsimin pėr biznes ose tregti me dikė qė nuk paguan khums,
{askush nuk do ta mbartė barrėn e tjetrit} (53:58, 6:164)
D. Nuk kam dhėnė khums kurrė
Njė person qė nuk ka dhėnė khums kurrė nė jetėn e tij dhe pastaj, me mirėsinė e Allahut, vendos tė japė khums, ka mundėsiė e mėposhtme:
Ai e ka waxhib tė japė khums nga ēdo artikull qė ka blerė, ndėrtuar ose mbjellė dhe i cili tejkalon nevojat e tija. Pėr shembull, njė apartament i blerė pėr ta lėshuar me qira ose njė taksi pėr biznese transporti.
Nėse artikuj tė tillė janė mes nevojave tė tij (pėr shembull, shtėpija ose makina e tij), atėherė:
- Nėse i ka pronėsuar kėto artikuj nga fitimi ose teprica e tė ardhurave tė tė njėjtit vit, atėherė nuk jep pėr khums pėr to. Pėr shembull, mė 1995, ai fitoi $ 25,000 dhe nė atė vit bleu nga ato tė ardhura njė makinė me ēmimin $ 7000, atėherė nuk jep khums pėr atė makinė.
- Nėse kėto artikuj i ka blerė nga teprica e akumuluar e vitit tė shkuar, atėherė ėshtė waxhib qė tė japė khums edhe nga kėta artikuj. Pėr shembull, nga viti 1990 deri me 1995, njė person ka fituar $ 20,000 nė vit. Atėherė, nė fund tė vitit 1995, ai blen njė shtėpi $ 80,000. Ėshtė e qartė se kjo shtėpi nuk ėshtė blerė nga tė ardhurat e njė viti tė vetėm. Nė kėtė rast, ai duhet tė paguajė khums pėr sasinė e $ 60,000 qė vinte me siguri nga kursimet e viteve tė mėparshme.
- Nėse tė ardhurat e njė personi nuk kanė qenė tė qėndrueshme, ku disa vite ai ka patur fitim e nė disa ka humbur dhe nuk mund ta pėrcaktojė nėse i ka blerė pronat e ndryshme nė njė vit me fitim apo nė njė me humbje, atėherė ai duhet tia shpjegojė rrethant e tij njė muxhtehidi dhe tė bijė nė ujdi me tė rreth sasisė sė khumsit. Kjo mund tė bėhet me anė tė kontaktit personal me muxhtehidin ose duke iu drejtuar pėrfaqėsuesit tė tij tė autorizuar. (Shumica e muxhtehidėve udhėheqės kanė pėrfaqėsuesit e tyre tė autorizuar nė pjesė madhore tė botės shiite.)
Shėnime:
[14]Djemtė bėhen baligh me tė mbushur 15 vite hėnore, kurse vajzat nėntė.
Kreu 3
Pasuria e ligjshme e pėrzier me pasurinė e paligjshme
A. Pėrkufizime
Ėshtė waxhib tė jepet khums pėr njė pasuri qė ėshtė e pėrzier me njėfarė pasurie tė paligjshme.
Me tė "paligjshme" nėnkuptojmė gjithēka qė ėshtė fituar me mjete qė nuk janė tė lejuara nga Sheriati, p.sh. fajdeja, kumari ose biznesi me pije alkoolike.
Me "pėrzier" nėnkuptojmė se pronari ėshtė i paaftė tė dallojė sasinė ose artikujt qė ka pronėsuar me mėnyra tė ligjshme dhe tė lejuara, nga ato qė i ka fituar me mėnyra tė ndaluara (sipas Sheriatit).
B. Mundėsitė
Nė njė rast tė tillė, ekzistojnė mundėsitė e mėposhtme:
- Njė person qė nuk e dallon dot sasinė, artikullin dhe pronarin e pasurisė sė fituar me mėnyra tė ndaluara, nga pasuria e ligjshme. Nė kėtė rast, mėnyra e vetme pėr ti legjitimizuar pasuritė e tija ekzistuese ėshtė tė japė khumsin pėr krejt pasurinė.
- Njė person qė e din sasinė ose artikullin e zotėruar me mėnyra tė palejueshme nga Sheriati, por nuk e di pronarin/pronarėt. Nė kėtė rast ai duhet ta japė atė sasi ose artikull si sadaka (bamirėsi) nė emėr tė pronarit tė panjohur. Mirėpo, pėrpara se ta japė atė sasi ose artikull si sadaka, ėshtė waxhib pėr nga kujdesi qė tė kėrkohet leja e muxhtehidit.
- Nėse personi e njeh pronarin e ligjshėm, por nuk e di sasinė e pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė paligjshme, ai duhet tė bjerė nė ujdi me pronarin.
- Nėse personi e di edhe sasinė edhe pronarin, ai e ka waxhib tia kthejė pronarit tė ligjshėm pasurinė e fituar nė mėnyrė tė ndaluar.
Kreu 4
Shpėrndarja e khumsit
A. Dy hiset e khumsit.
Sipas ajetit tė khumsit, kjo taksė islame ėshtė pėr:
1. Allahun
2. Tė Dėrguarin e Allahut (s.a.)
3. Tė afėrmin e tė Dėrguarit (s.a.)
4. Jetimėt
5. Nevojtarėt dhe
6. Udhėtarin nė hall
Dy hiset e para janė tė qarta: ato u pėrkasin Allahut dhe Profetit Muhammed (s.a.v.s) pėrkatėsisht. Hiseja e tretė, ajo e "tė afėrmit", i pėrket Imamit tė dėlirė tė kohės. Tri hiset e fundit u takojnė atyre hashimive qė janė jetimė, nevojtarė dhe udhėtarė nė hall.
Sigurisht, Allahu nuk vjen Vetė pėr tė marrė hisėn e tij tė khumsit; ndaj, Pejgamberi (s.a.v.s), si pėrfaqėsuesi i Zotit mbi tokė, e kishte zakon tė merrte edhe hisėn e tij edhe atė tė Allahut. Ēduhet bėrė mė pjesėn e Profetit (s.a.v.s) pas vdekjes sė tij? Dijetarėt sunni janė nė mospajtim tė madh mė njėri tjetrin rreth kėsaj ēėshtjeje. Pėr shembull, disa thonė se hisa e Profetit (e cila sigurisht pėrshinte edhe atė tė Zotit) i shkon kalifit qė mund ta pėrdorė si tė dojė; tė tjerė thonė se i shkon tė afėrmve tė Pejgamberit (hashimive), ndėrsa tė tjerė akoma thonė se duhet tu shkojė muslimanėve nė pėrgjithėsi.[15]
Sipas pikėpamjes shiite, pas kalimit tė Pejgamberit nė ahiret, hisa e Allahut dhe ajo e Profetit (s.a.v.s) i pėrkasin pasardhėsit tė tij tė duhur. Dhe pasardhėsi i tanishėm i drejtė i Pejgamberit (s.a.v.s) ėshtė Muhammed el-Mehdiu (paqe pastė mbi tė).
Duke qenė se Imami i tanishėm, krahas zotėrimit tė hisės sė tij si "i afėrmi nė fis", ėshtė gjithashtu edhe pronar i hisave tė Zotit dhe tė Profetit, gjysma e parė e khumsit njihet gjerėsisht si sihmu'l-Imam, "hisa e Imamit".
Gjysma e dytė e khumsit ėshtė pėr jetimėt, nevojtarėt e udhėtarėt hallexhij hashimitė. Hashimi ėshtė njė pasardhės - nga ana e babait - i Hashimit, stėr-katragjyshit tė Pejgamberit (s.a.v.s).
Mirėpo, hashimitė qė vijnė nga linja e Hazrete Fatimes, bijės sė Profetit (s.a.v.s) kanė pėrparėsi ndaj hashimive tė tjerė. Meqė pasardhėsit e Fatimes njihen zakonisht si sadāt (shum. i sejjid), gjysma e dytė e khumsit njihet si sihmu's-sadat, "hisa e sejjidėve".[16]
Kėshtu, khumsi ndahet nė dy pjesė tė barabarta:
1. Hisa e Imamit tė tanishėm
2. Hisa e sejjidėve (sadāt)
Marrėsit e sihmu's-sadat ndryshojnė vazhdimisht: njė 'jetim' resht sė quajturi jetim nga ligji me tu bėrė i rritur; njė 'nevojtar' resht sė qeni nevojtar me tu bėrė financiarisht i pavarur dhe njė 'udhėtar nė hall' pushon sė qeni i tillė me tė mbėrritur nė shtėpi.
Mirėpo marrėsi i sihmu'l-Imamit, pra Mehdiu, nuk do tė reshtė sė qeni kurrė 'i afėrmi nė fis' dhe mėkėmbėsi i tij i duhur. Prandaj, kjo e drejtė ėshtė e pėrhershme dhe nuk do tė reshtė deri nė Ditėn e Gjykimit.
B. Sihmu 'l-Imam
1. Ku duhet tė shkojė sihmu'l-Imam?
(a) Gjatė pranisė sė Imamit:
Gjysma e dytė e khumsit ėshtė hisa e Imamit. Gjatė kohės kur Imamėt ishin tė pranishėm nė mesin e muslimanėve, sihmu'l-Imam dhe sihmu 's-sadat u jepej atyre drejtpėrsėdrejti ose pėrfaqėsuesve tė tyre, qė ata kishin emėruar vetė. Si kreu i sejjidėve, Imami ishte gjithashtu pėrgjegjės edhe pėr shpėrndarjen e sihmu's-sadat ndėr sejjidė.
Qė nga koha e Imam Xhafer es-Sadikut, Imamėt kishin nisur gjithashtu edhe sistemin e wikale-tit (pėrfaqėsisė), funksioni i tė cilit, midis tė tjerash ishte mbledhja e khumsit dhe sjellja e tij tek Imami ose shpėrndarja e tij sipas udhėzimeve tė Imamit. Pėr shembull, njė letėr e Imam Muhammed Takiut pėr detyrimet financiare tė shiitėve, thotė:
... Sa u pėrket fitimeve dhe tė ardhurave shtesė, [khumsi] ėshtė i detyrueshėm mbi to ēdo vit ... Prandaj, kushdo qė ka diēka prej atyre [artikujve mbi tė cilat zbatohet khumsi], duhet ta sjellė tek wakili im; ndėrsa personi qė jeton larg duhet tė bėjė ēmosin ta dėrgojė tek wakili im, paēka se mund ti duhet kohė ...[17]
A i liruan Imamėt ndonjėherė shiitėt e tyre nga obligimi i khumsit? Imamėt nuk e pezulluan kurrė obligimin e khumsit si taksė financiare vjetore. Megjithatė, ka raste tė veēuara kur Imami i ka liruar persona tė caktuar nga khumsi pėr shkak tė rrethanave tė rėnda ekonomike tė kohės. Por njė pėrjashtim i tillė ishte pėr individė dhe kufizohej nė kohė.
Fakti se khumsi si taksė vjetore mbi shiitėt nė pėrgjithėsi ka qenė waxhib gjithmonė mund tė shihet nga faktet e mėposhtme:
Njėherė, njė shii nga Persia i shkroi Imamit Ali er-Rida, duke i kėrkuar qė ta lironte nga obligimi i dhėnies sė khumsit. Imami nuk e miratoi kėrkesėn e tij dhe i shkroi:
... Ndėrsa khumsi ėshtė ndihmė pėr ne nė [pėrhapjen e] fesė sonė, [ngritjen] e familjes sonė dhe tė ndjekėsve tanė ... Mos i privoni vetet nga lutjet tona, sepse dhėnia [e khumsit] ėshtė ēelėsi i rizkut, falja e gjynaheve tė juaja ... Wes-selam.[18]
Muhammed ibn Xhafer Asadiu i shkroi Imam Mehdiut. Imami iu pėrgjigj:
Lidhur me pyetjen tėnde rreth ēėshtjes sė personit qė e pėrdor pronėn tonė pa lejen tonė, ai duhet ta dijė se kushdo qė e bėn kėtė ėshtė i mallkuar dhe [Ditėn e Gjykimit] ne do tė jemi kundėrshtari i tij ... Dhe kushdo qė ha pasurinė tonė [pa leje], nė tė vėrtetė ha zjarrin dhe do tė pėrfundojė nė Skėterrė.[19]
Khumsi, pra ka qenė gjithmonė waxhib dhe ėshtė mbledhur nga Imamėt drejtpėrsėdrejti ose nėpėrmjet wakilėve tė tyre.
( Gjatė ghajbetit tė Imamit:
Nė kohėn e tanishme, Imami ynė, Muhammed el-Mehdi (paqe pastė mbi tė) ėshtė nė fshehje (ghajbeh); dhe ai nuk ka caktuar askėnd si pėrfaqėsues tė veēantė tė tij. Ēduhet bėrė atėherė me pjesėn e tij tė khumsit?
Tė gjithė ulematė e kohės sonė janė tė njėzėshėm nė tė pohuarit se, gjatė periudhės sė okultimit, hisa e Imamit tė kohės duhet pėrdorur pėr kauza me tė cilat Imami do tė pajtohej. Ata besojnė gjithashtu se personat mė tė aftė pėr ta ditur diēka tė tillė janė muxhtehidėt. Prandaj, sipas tė gjithė dijetarėve tė sotėm, sihmu'l-Imam i duhet dorėzuar muxhtehidit mė tė ditur dhe mė tė besuar, pėr tu pėrdorur nė mėnyrėn e autorizuar prej tij. Kushti i dijes fetare dhe besnikėrisė ėshtė i rėndėsihėm pėr tė garantuar pėrdorimin e duhur tė sihmu'l-Imamit.
Ėshtė pėrgjegjėsi e Individit qė tia kalojė sihmu'l-Imamin muxhtehidit. Nėse ajo i jepet pėrfaqėsuesit tė muxhtehidit, atėherė pėrgjegjėsia do tė kalojė nga paguesi i khumsit tek pėrfaqėsuesi.[20]
Nėse njė person i besueshėm, qė nuk ėshtė pėrfaqėsues i muxhtehidit pajtohet qė tia dėrgojė sihmu'l-Imamin muxhtehidit, atėherė nė rast humbjeje, pėrgjegjėsia nuk do tė kalojė nga paguesi i khumsit tek ai person: ose dėrguesi duhet ta shlyejė humbjen ose paguesi duhet tė japė khumsin pėrsėri. Nė rastin e dytė, paguesi i khumsit mund ti kėrkojė muxhtehidit ta lirojė atė nga obligimi pėr atė vit.
2. Si pėrdoret sihmu'l-Imam?
Muxhtehidi e harxhon sihmu 'l-Imamin nė mėnyra qė ai mendon se do tė jenė kėnaqėse pėr Imamin e kohės, Muhammed Mehdiun (paqe pastė mbi tė). Shkaqet mė tė rėndėsishme, pėr tė cilat pėrdoret sihmu'l-Imami sot janė:
- Mbulimi i shpenzimeve tė nevojshme tė shiitėve imamitė nevojtarė;
- Ai mund tė pėrdoret nga muxhtehidi edhe gjatė fatkeqėsive natyrore si: tėrmeti, uria, lufta etj
- Pėrhapja e fesė islame ndėr besimtarė dhe jobesimtarė
- Sigurimi i shpenzimeve tė strehimit dhe arsimimit tė dijetarėve, qė ia kushtojnė jetėn dhe pėrpjkejet e tyre mėsimit dhe predikimit tė fesė islame njerėzve.
- Sigurimi i shpenzimeve tė organizmave fetare, shkollave, mėsuesve dhe studentėve tė fesė.
Nuk do tė ishte gabim po tė thonim se shumica e sihmu'l-Imamit as qė i mbėrrin ndopak muxhtehidėt, por pėrdoret me lejen e tyre nė pjesė tė ndryshme tė botės shiite. Shumica, nėse jo tė gjitha veprimtaritė fetare dhe bamirėse tė shiitėve nė Perėndim sot, kryhen me sihmu'l-Imam.[21]
Si shembull i pikės 4 mė lart, mė lejoni tė pėrmend Hawze Ilmijjen (qendrėn arsimore fetare) tė Kumit. Nė fillim tė viteve 1980, kishte tė paktėn pesėmbėdhjetė mijė studentė e mėsues nė atė Hawzeh. Tė gjithė financohen bashkarisht nga muxhtehidėt udhėheqės tė kohės. Edhe po ta llogarisim bursėn mujore pėr njė mėsues dhe student tė jetė 50 dollarė, buxheti mujor total do tė jetė shtatėqind e pesėdhjetė mijė dollarė. Tė ardhurat e kėtij buxheti i siguron khumsi dhe bamirėsi tė tjera tė ndryshme e vakufe.
3. Roli i sihmu 'l-Imamit nė pavarėsinė financiare tė muxhtehidėve
Sihmu'l-Imami ka luajtur gjithashtu njė rol tė rėndėsishėm nė pavarėsinė financiare tė dijetarėve tanė tė mėdhenj. Ndryshe nga ulemaja sunnite, caktimi dhe pozita e tė cilėve si myfti ose Shejhul Islam, bashkė me jetesėn e tyre varet nga sundimtari i atij vendi, muxhtehidėt shiitė nuk kanė nevojė tė mbėshteten tek qeveritė ose organizatat e tjera pėr pozitat dhe jetesėn e tyre. Kjo parandalon ēdo ndikim tė ndaluar nė fetwatė dhe proēeset e vendim-marrjes sė tyre. Njė vėshtrim mbi fetwatė politike tė muxhtehidėve tanė gjatė shekullit tė kaluar do ta vėrtetojė kėtė pikė.
Kjo nuk do tė thotė se integriteti i muxhtehidėve tanė varet nga khumsi; ata duhet ta ruajnė pavarėsinė e integritetin edhe pa khumsin. Fundja, kushti mė i rėndėsishėm tek njė muxhtehid ėshtė se ai duhet tė jetė adil, pra i drejtė dhe me karakter tė pėrzotshėm. Nėse njė person ėshtė i shumėditur nė Islam por nuk ka karakter tė pėrzotshėm ose ndodhet nėn ndikimin e njė sunduesi tiran apo shtypės, atėherė ai nuk do tė pranohet si udhėheqės fetar nga njerėzit.
Sė dyti, dhe mė me rėndėsi, sasia dhe rrjedhja e khumsit nuk ka qenė gjithmonė e njėjtė; ajo varet nga mirėqenia e pėrgjithshme e bashkėsisė shiite. Kur bashkėsia ėshtė nė gjendje tė mirė ekonomike, tė ardhurat e khumsit mblidhen nė mėnyrė tė kėnaqshme; por nėse ajo nuk ndodhet nė gjendje tė mirė ekonomike, rrjedha e khumsit ėshtė e pakėt. Tė mos harrojmė se jo tė gjithė shiitėt e kualifikuar pėr tė dhėnė khums e bėjnė kėtė: ca nga padituria e ca nga mospėrfillja.
C. Sihmu's-sadat
1. Gjatė kohės sė Pejgamberit (s.a.v.s):
Fakti se Profeti e kishte zakon tia jepte khumsin vetėm tė afėrmve hashimitė ėshtė tej ēdo dyshimi.[22]
Madje edhe pasardhėsit e vėllezėrve tė Hashimit (Abdu'sh-Shemsit dhe Nawfalit) u pėrjashtuan nga e drejta e khumsit.
Xhubejr bin Mut`imit (pasardhės i Nawfalit) dhe Uthman bin Affanit (pasardhės i Abdu'sh-Shemsit) nuk iu dha asgjė nga khumsi i Khajberit. Tė dy erdhėn te Pejgamberi (s.a.v.s) dhe iu ankuan: "O i Dėrguari i Allahut! I dhe [khums] Beni el-Muttalibit, por neve na le jashtė, ndonėse ne dhe ata jemi njėlloj tė afėrt me ty."
Pejgamberi (s.a.v.s) u pėrgjigj: "Beni el-Muttalib dhe Beni Hashim janė njė."[23]
2. Pas kalimit tė Pejgamberit (s.a.v.s) nė ahiret:
Megjithėse urdhėresa kuranore pėr tė afėrmit e Profetit (s.a.v.s) ėshtė shumė e qartė, duke u mbėshtetur gjithashtu edhe nga Sunneti i tij, pas kalimit tė Pejgamberit (s.a.v.s) fatkeqėsisht u shfaqėn dallime tė mėdha opinioni mes muslimanėve. Sigurisht, njerėzit nė pushtet nuk donin qė Ehlul-Bejti tė kishte akses te khumsi. Kjo politikė e privimit tė Ehlul-Bejtit nga e drejta e tyre ka vazhduar qėmoti, me njė pushim tė shkurtėr gjatė sundimit tė Umer ibn Abdu'l-Azizit, i cili vendosi tu jepte tė paktėn njė pjesė tė khumsit Beni Hashimit.[24]
3. Si shpėrndahet Sihmu's-Sadat?
Nė pėrputhje me urdhėresėn kuranore dhe Sunnetin e Pejgamberi (s.a.v.s), ligji shii thotė se gjysma e dytė e khumsit ėshtė pjesė e hashimive, preferueshmėrisht e sejjidėve nga linja e Fatimes (paqe pastė mbi tė dhe babain e saj).
Sihmu's-sadat mund tu jepet kėtyre sejjidėve imami:
1. Jetimėve tė varfėr
2. Njė ibnu's-sebili, pra njė udhėtari qė nuk ka para pėr tė vazhduar rrugėn pėr nė shtėpi, me kusht qė udhėtimi i tij tė mos jetė pėr ndonjė qėllim tė paligjshėm. Khumsi mund ti jepet njė sejjidi tė tillė pėr tė vazhduar rrugėn edhe nėse ėshtė person i pasur nė qytetin e tij.
Megjithatė, nuk lejohet ti jepet khums njė sejjidi, pėr tė cilin e dini se do ta shpenzojė ndonjė pjesė tė tij nė njė akt tė mėkatshėm. Ėshtė mė mirė tė mos i jepet khums njė sejjidi qė bėn jetė imorale haptazi duke pirė alkool etj.
Sihmu's-sadat mund ti jepet njė sejjidi tė merituar drejtpėrsėdrejti, pa e kanalizuar atė pėrmes muxhtehidit. Sipas Ajetullah el-Kho'it, nuk ka madje as pse ti kėrkohet leje atij pėr shpėrndarjen e sihmu's-sadatit. Megjithėse Ajetullah Gulpajganiu beson qė edhe sihmu's-sadat duhet kanalizuar pėrmes muxhtehidit, ai u ka dhėnė leje tė pėrgjithshme ndjekėsve tė tij qė ta shpėrndajnė sihmu's-sadatin drejtpėrsėdrejti.
Shėnime:
[15] Ibn Rushd, Bidajetu 'l-Muxhtehid, (Kairo: el-Mektebetu't-Tixharijjetu 'l-Kubra, 1952) vėll. I, ff. 13-14, 377-378.
[16]Nė pjesėt joshiite tė botės arabe, sejjidėt njihen zakonisht si ashraf (shum. i sherif).
[20]Pėr shembull, nėse pėrfaqėsuesi i humbet paratė pėrpara se ti mbėrrijnė muxhtehidit, paguesi i khumsit nuk ėshtė mė pėrgjegjės.
[21]Mirėpo, nėse kjo njihet apo pranohet nga publiku dhe ata qė e pėrdorin atė, ėshtė ēėshtje tjetėr!
[22]et-Taberi, Tefsir (Kairo: Daru 'l-Ma`arif, 1958), vėll. XIII, ff. 553-556; Ahmed el-Xhessas, Ahkamu 'l-Kur'an, (Beirut: Daru'l-Kitabi'l-Arabi, 1916) vėll. III, ff. 61, 65; Ebu Ubejd, el-Amwal, ff. 136-138.
[23]Bukhari, Xhami es-Sahih, vėll. IV, f. 240; vėll. V, f. 375. Tė shihet edhe et-Taberi, Tefsir, vėll. XIII, f. 556; el-Amwal, f. 137.
[24]et-Taberi, Tefsir, vėll. XIII, ff. 556-559; el-Hakim, Mustedrek, vėll. III, f. 442. Pėr mė tepėr referenca, tė shihet el-Amili, es-Sahih fi Sireh, vėll. III, ff. 318-321.
Kreu 5
Pėrsiatje rreth khumsit
A. Khumsi: bamirėsi apo detyrė?
Sipas vlerėsimit tonė, dikė e gjykojmė nga veprat e tij. Kjo sepse, si qenie njerėzore, ne nuk mund ti njohim motivet e vepėrkryesit. Por, a i gjykon Zoti njerėzit nė tė njėjtėn mėnyrė? Zoti nuk do ti gjykojė njerėzit duke u shikuar atyre veprat; nė vend tė kėsaj, Ai do ti gjykojė duke parė motivet e tyre. Kurani thotė:
Nė hyrje, pėrmendėm se ka dy nivele, me anė tė tė cilave Islami synon tė krijojė dhe ruajė barazpeshėn ekonomike nė shoqėri: individuali e kolektivi. Tek 'niveli individual', folėm pėr sadakanė, qė ėshtė vepėr e mirė vullnetare. Tek 'niveli kolektiv', folėm pėr taksat qė Islami ua ka obliguar muslimanėve.
Khumsi dhe zekati futėn nė kategorinė e dytė, ndaj sduhen shikuar si vepra bamirėsie. Pėrkundrazi, ato janė njė obligim qė duhet pėrmbushur, na pėlqeftė kjo apo jo. Duke e plotėsuar kėtė obligim, duhet stėrvitur vetja qė tė paguani khumsin dhe zekatin me synim kėrkimin e kėnaqėsisė sė Zotit. Ajo duhet bėrė fi sebili'l-Lah.
Duhet theksuar se kryerja e njė vepre ėshtė njė gjė, ndėrsa pranimi ose refuzimi i saj nga Zoti, njė tjetėr. E para nuk e garanton tė dytėn. Ėshtė motivi ai qė do tė jetė vendimtar nė pranimin ose refuzimin e veprės sė dikujt. Tė pėrdoret khumsi, qoftė nė nivel personal apo instucional, si levė vetėpromovimi ėshtė shumė e dėmshme pėr frymėn e khumsit. Kėtu e kemi fjalėn sidomos pėr theksin e vėnė nė akreditimin si 'donatorė' tė atyre personave ose organizatave qė e japin khumsin pėr kauza tė vlefshme islame. Ata duhet tė ndalen njė ēast e tė mendojnė nėse sihmu'l-Imami qė po japin u pėrket atyre apo Imam Mehdiut (paqe pastė mbi tė). Nėse i pėrket kėtij tė fundit, pėrse ngulmojnė qė tu njihet atyre si dhurim? Nėse duhet bėrė ndonjėfarė njohjeje, a nuk i duhet bėrė ajo Imamit?
B. A japin khums edhe tė tjerėt?
Njė tjetėr ēėshtje ėshtė ajo e krenarisė, ose mė mirė tė themi, arrogancės, nė tė dhėnit e khumsit. Ka disa qė e japin khumsin rregullisht (Allahu ua shtoftė radhėt), por disa janė bėrė viktima tė krekosjes (uxh. Uxhb do tė thotė njė ndjenjė vetė-drejtėsie, nė tė cilėn njeriu i sheh tė tjerėt nga lart. Kėta njerėz mendojnė se janė tė vetmit qė japin khums!
Kjo ndodh prej mosnjohjes tė tė tjerėve. Uxhbi nuk dėmton kėnd tjetėr pėrveē viktimės sė vet.[25] Njė person i tillė do tė vuajė nga njė ndjesi e gabuar krenarie dhe do ta humbasė mjetin mė tė rėndėsishėm tė zhvillimit shpirtėror, tė njohur si vetėqortim.
Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se ēdo vend kalon tė pėrpjeta dhe tatėpjeta financiare. Nėse sot jeni nė gjendje tė mirė financiare dhe jepni khums, ndėrsa tė tjerėt mezi ia dalin, kjo nuk do tė thotė se ata qė marrin khums kanė qenė tė njėjtė pėrgjatė tėrė kohės sė tyre. Rasti mė i mirė nė kohėn tonė ėshtė India.
Pas kolonizimit britanik tė atij vendi, sidomos pas pavarėsimit, muslimanėt e Indisė kanė kaluar kriza shumė tė vėshtira financiare. Shiitėt kanė vuajtur edhe mė shumė. Gjendja e tyre e rėndė sot nuk duhet parė si shenjė se ata kanė qenė gjithmonė nė anėn marrėse tė bamirėsisė. Jo shumė kohė mė parė, shiitėt e Indisė (sidomos ata tė sulltanatit shii tė Oudhit nė Indinė Veriore) ishin mbėshtetėsit kryesorė financiarė tė qendrave tė diturisė nė Irak.[26]
Shiitėt nė Oudh e madje nė sulltanatet jugore tė Indisė para-britanike kanė kontribuar sė tepėrmi pėr zhvillimin e besimit dhe bashkėsisė sė tyre nė atė pjesė tė botės islame.
Stėrviteni veten tė jepni khumsin, zekatin dhe sadakanė pa i lėnduar ndjenjat e marrėsve. Allahu thotė:
{O ju qė besuat! Mos e asgjėsoni bamirėsinė tuaj me qortim dhe fyerje (ndaj marrėsit), si personi qė e shpenzon pasurinė e tij pėr tia treguar njerėzve...} (2:264)
C. Sindromi i varėsisė nga khumsi
Do tė dėshiroja ti them dy fjalė pėr qėndrimin qė disa prej organizatave tona fetare nė Evropė dhe Amerikėn e Veriut kanė pėrvetėsuar nė ēėshtjen e khumsit. Shiitėt e Indisė, Pakistanit dhe Afrikės Lindore kanė ndėrtuar shumė qendra fetare nė vendet e tyre. Pas migrimit nė Perėndim, ėshtė kėnaqėsi tė vėresh se ata e kanė vazhduar traditėn e tyre dhe kanė ndėrtuar qendra fetare nė vendet e tyre tė reja.
Megjithatė, ekziston njė dallim i rėndėsishėm midis bashkėsive tė imigrantėve muslimanė nė Perėndim dhe atyre tė paraardhėsve tė tyre nė Azi dhe Afrikė. Kėta tė fundit i ngritėn qendrat e tyre kryesisht nga kontribute prej parave tė tyre. Ndėrsa tė parėt i kanė ndėrtuar qendrat kryesisht me fonde khumsi. Nuk dua tė nėnkuptoj apo sugjeroj se pėrdorimi i khumsit pėr qėllime tė tilla sėshtė i drejtė; por jam i shqetėsuar pėr varėsinė nga khumsi qė ėshtė bėrė zakon prej organizatave tona. E kam emėrtuar kėtė mendėsi si "sindromi i varėsisė nga khumsi". Sa herė qė mendojmė pėr njė projekt tė dobishėm, kėrkojmė menjėherė te sihmu'l-Imam si burimi i parė dhe i vetėm i financimit tė projektit. Por mė duket (dhe lus Zotin ta kem gabim) se po harrojmė dalėngadalė se si tė japim nga 80% i mbetur i pasurisė sonė tė tepėrt nė kauza tė vyera dhe po fitojmė zakonin e varjes nga khumsi!
D. Ata qė nuk japin khumsin, nė sytė e Imam Aliut
Disa shiitė e marrin lehtė ēėshtjen e dhėnies sė khumsit; ata mendojnė se dhėnia e ca lekėve nė bamirėsi herė pas here i liron nga obligimi i tyre. Shiitė tė tillė mesa duket nuk e kuptojnė se mosdhėnia e khumsit, zekatit dhe fitrit (qė janė tė detyrueshėm) do tė thotė pėrvetėsim i parave qė u takojnė Imamit, nevojtarėve, jetimėve e tė varfėrve.
Pėr tė krijuar njė ide se si e sheh Imam Aliu pėrvetėsimin e fondeve tė tilla, do tė doja tė citoja pjesė nga njė letėr qė ai i shkroi njėrit prej zyrtarėve tė tij, qė kishte pėrvetėsuar fondin publik. Kur tė jeni duke lexuar letrėn, mbani parasysh faktin se zyrtari tė cilit i drejtohej letra ishte mesa duket kushėri i Imam Aliut. Me kėtė letėr do tė doja tua tėrhiqja vėmendjen sidomos wakilėve tė respektuar tė muxhtehidėve tė sotėm.
Imam Ali ibn Ebi Talibi shkruante:
E sapo tu krijua mundėsia pėr ta shkelmuar besimin e tyre, dole nga hija ku ishe fshehur dhe bėre njė kėrcim grabitqari pėr tė kafshuar copa pasurishė qė ishin caktuar pėr vejusha e jetimė, ashtu si kafshon ujku njė dele tė plagosur e pa fuqi. Pastaj e ngarkove i lumtėruar prenė e rrėmbyer pėr nė Hixhaz, pa u ndjerė aspak fajtor qė e rrėmbeve. Mallkimi i Zotit rėntė mbi keqdashėsit e Tij: sikur po ēoje nė shtėpi atė qė tė kish lėnė yt atė e jot ėmė.
Qoftė i lėvduar Zoti! A nuk beson nė Ditėn e Gjykimit? Nuk paske frikė nga llogaria qė do japėsh? O ti, qė midis nesh mbaheshe i menēur! Si mund ta gėzosh tė ngrėnėt e tė pirėt, kur e di qė po ha e pi diēka tė fituar nė rrugė tė paligjshme? Si mund tė blesh skllave tė reja e gra tė veja me para jetimėsh, varfanjakėsh, besimtarėsh e pjesėmarrėsish nė xhihad? Vetė Zoti i kish ndarė pėr ta ato para, si dhe pėr tė mbrojtur e forcuar e qytetet e Tij. Ki frikė nga Zoti dhe ktheua njerėzve gjėnė e tyre pėrsėri. Nėse svepron kėshtu e Zoti mė jep fuqi mbi fatin tėnd, do pėrligjem pėr ty pėrpara Tij e do tė ta marr jetėn me shpatėn time, qė ti e di mirė qė tė shpie drejt e nė Ferr.
Pėr Atė Zot, edhe sikur vetė Hasani dhe Huseini ti kishin bėrė ato qė ke bėrė ti atje, sdo kisha patur pėr ta pikė mėshire; rrugėt tona sdo puqeshin mė kurrė, veē po ti sillja prapė nė tė drejtė dhe pasi tė ērrėnjosja tė keqen e krijuar nga veprimi i tyre i padrejtė. Tė betohem, pėr Allah! Sikur e gjithė kjo pasuri, qė ti e bėre tėnden kaq paturpėsisht, tė mė kish rėnė nė pj
Pėr Atė Zot, edhe sikur vetė Hasani dhe Huseini ti kishin bėrė ato qė ke bėrė ti atje, sdo kisha patur pėr ta pikė mėshire; rrugėt tona sdo puqeshin mė kurrė, veē po ti sillja prapė nė tė drejtė dhe pasi tė ērrėnjosja tė keqen e krijuar nga veprimi i tyre i padrejtė. Tė betohem, pėr Allah! Sikur e gjithė kjo pasuri, qė ti e bėre tėnden kaq paturpėsisht, tė mė kish rėnė nė pjesė si hak i ligjshėm, e unė ta kisha, pra, tė drejtėn qė tua lija fėmijėve tė mi, pėrsėri shpirti im sdo mund tė gjente paqė. Mblidh veten dhe mendo pėr njė ēast sikur shėtitja jote nė kėtė botė mori fund e mbaroi nėn dheun e zi: Atė kohė do tė tė shfaqet gjithė ēke bėrė, e ti do jesh atje ku mėkatarėt ulėrijnė: "Medet!" Sepse duan tė rikthehen, por mė kot. Sepse e kanė shpenzuar jetėn dhe {skanė mė kohė pėr tė shpėtuar} (38:4).[27]
Shėnime:
[25] Ose Mendja e madhe e zeza e tzot.
[26]Tė shihet Cole, J. R. I, 'Indian Money' and the Shii Shrine Cities of Iraq, 1786-1850, nė Middle Eastern Studies, vėll. XXII (1986), Nr. 4, ff. 461-480.
Allahu eshte me durimtaret
Identifikohu
Nuk jeni regjistruar ende? kliko kėtu tė regjistrohesh.
Keni harruar fjalkalimin tuaj? Kėrko njė tė ri Ketu.