Falėminderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut , Zotit tė botrave. Atij i cili nė momentet mė tė vėshtira e nė momentet e rehatisė ėshtė nė praninė tonė. Allahu ėshtė Ai qė kontrollon dhe orienton zemrat tona. Ai ėshtė I Drejti , Sunduesi e Mbykqyrėsi. Ai ėshtė Krijuesi i qiejve dhe i botrave. Vetėm Ai meriton tė adhurohet. Nuk ka dyshim se feja qė e zbriti Ai pėrmes engjullit Xhibril dhe qė na e pėrcjelli deri tek ne pėrmes Muhammedi a.s. ėshtė feja e vetme e vėrtet dhe e pranuar. O Zoti ynė mos na i lako zemrat tona pasiqė na i drejtove. Na mundėso ndėrmjetėsimin e Resulullahit a.s. dhe takimin tonė me tė nė xhennet. Paqja dhe mėshira e Allahut xh.sh. qoftė pėr Muhammedin a.s. , familjen e tij , sahabėt dhe tė gjithė ndjekėsit e tij deri nė Ditėn e Llogarisė.
Tė dashur vėllezėr musliman!
Feja jonė islame ėshtė fe e cila lidhė trupin dhe shpirtin. Ajo na mėson se si ti trajtojmė kėto dy pjesė pėrbėrėse tė qenies njerėzore , pjesė pėr tė cilat do japim llogari ditėn e llogarisė para Allahut xh.sh.
Ka thėnė Muhammedi a.s. nė njė hadith tė tij: Vėrtet hallalli ėshtė e qartė , por edhe harami ėshtė e qartė. Ndėrmjet tyre janė gjėrat e dyshimta , tė cilat shumė njerėz nuk i dijnė. Kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta , e ka siguruar nė pikėpamje tė besimit dhe nderit , ndėrsa kush ka rėnė nė gjėrat e dyshimta , ka rėnė nė tė ndaluarėn , ngjajshėm sikur bariu, i cili e ruan kopenė rreth vendit tė ndaluar , nė ēast kopeja mund tė ikė dhe tė kullotė nė tė. Cdo sundues e ka vendin pėr tė tjerėt tė ndaluar , kurse vendi i ndaluar i Allahut janė ndalesat e Tij. Nė trupin e njeriut gjendet njė copė mishi , kur ai ėshtė i shėndosh , i shėndosh ėshtė tėrė trupi , kur ai prishet , prishet tėrė trupi , Ajo copė mishi ėshtė zemra. ( Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).
Nuk ka dyshim se ky hadith ėshtė njėra prej bazave tė fesė! Islami dhe profeti i saj Muhammedi a.s. na ka treguar rrugėn kah duhet tė ecim , duke na pėrshkruar detajisht tė mirėn dhe tė keqen , tė ndaluarėn dhe tė lejuarėn. Tė gjitha veprat tona nė kėtė botė i bėjmė me dėshirėn tonė dhe vullnetin e lirė , tė mira qofshin ato ose tė kėqija. Edhe pėrskaj kėsaj kaderit dhe kadas sė Allahut xh.sh. nuk mundemi t`i ikim.
Tė dashur vėllezer musliman!
Jeta jonė ėshtė e rrethuar dhe e pėrzier midis hallallit dhe haramit. Gjėrat e dyshimta kanė marrė peshė nė shoqėrinė tonė muslimane. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm se pėr ēdo hap qė bėjmė do tė japim llogari para Allahut tė Madhėrishėm. Jemi dėshimtar tė shtimit tė harameve dhe pėrzierjes sė tyre me hallallet edhe nė ato vende ku kemi shpresuar se hallalli dhe harami do tė jenė tė ndarė. Duke iu larguar traditave tona fetare dhe kombėtare dasmat tona kanė marrė formėn mė tė keqe tė organizimeve tė saj. Kemi pėrzierje tė meshkujve me femra , shpenzime tė tepėrta dhe tė panevojshme , muzik me pėrmbajtje degjeneruese , servim i pijeve alkoolike, elemente kėto qė shtuan burimet e degjenerimit tonė.
Thotė Allahu xh.sh. nė Kur`anin Famėmadh: Ata qė shpenzojnė tepėr (mastrafxhinjtė) janė vėllezėr (nė veprim) tė djajve, e djalli ėshtė pėrbuzės i madh i Zotit tė Tij.( El-Isra: 27)
Pėrgjegjės pėr familjet tona dhe rininė tonė jemi ne o vėllezėr musliman. Hasan el Basriu r.a. ka thėnė: Devotshmėria nė njerėzit e mirė vazhdon tė jetė e pranishme derisa ata lėnė shumė gjėra hallall prej frikės se mos janė haram.
Thotė Allahu xh.sh. nė Kur`anin Famėmadh: Kush ėshtė ai qė e ka pėr qėllim vetėm kėtė botė, Ne atij qė duam i japim nė tė aq sa duam, e pastaj atij i bėjmė tė hyjė nė xhehennem i nėnēmuar, i pėrbuzur.(El-Isra: 18)
O vėllezėr musliman!
Tė gjithė ne jemi bari nė kopetė tona. Pėrgjegjėsia qė kemi marrė mbi supe ėshtė e madhe , dhe gjendja jonė nuk mundet tė ndryshojė pėr tė mirė nėse tė gjithė ne nuk kontribuojmė nė ndalimin e harameve dhe urdhėrimin e hallalleve. Prindėrit janė pėrgjegjės pėr familjet e tyre , gratė janė pėrgjegjėse pėr kopenė e tyre , hoxha ėshtė pėrgjegjės pėr xhemmatin e tij , mėsuesi ėshtė pėrgjegjės pėr klasėn e tij, nxėnėsi ėshtė pėrgjegjės pėr diturinė e tij. Tė kujdesemi me pėrpikmėri pėr njerėzit ndaj tė cilėve Allahu i Madhėrishėm na ka caktuar pėrgjegjės. Thotė Allahu xh.sh. nė Kur`anin Famėmadh: Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot vetė llogaritės i vetvetes.( El-Isra:14)
Vėllezėr musliman!
Padyshim tė gjithė ne jemi vėllezėr tė lidhur pėr litarin e Allahut. Ne nuk guxojmė qė tė pėrēahemi ndėrmjet veti , tė urrehemi , tė inatosemi e tė xhelozojmė pėr njėri-tjetrin. Nėse ndonjėri prej nesh arrinė sukses nė njė lėmi tė jetės duhet qė tė gėzohemi pėr tė , tė lutemi dhe t`i ndihmojmė me aq sa kemi mundėsi qė tė realizojė edhe suksese tjera nė jetė. Nėse ndonjėri prej nesh bie nė fatkeqėsi familjare ose bela , duhet t`i ndihmojmė qė tė dalė prej fatkeqėsisė qė e ka kapluar atė ose familjen e tij. Jeta e kėsaj bote ėshtė shumė e shkurt. E me ne vijnė vetėm veprat tona qė kemi bėrė nė kėtė dynja qofshin ato tė mira ose jo tė mira. Duhet qė zemrat tona t`i pastrojmė prej sėmundjeve tė ndryshme. Nuk ka dyshim qė ka zemra qė nuk kuptojnė dhe janė jopjellore. Por , o vėllezėr mos harroni se nėse zemrat tona janė tė sėmura dhe jo tė nėnshtruara ndaj Allahut xh.sh. atėherė i tėrė trupi jonė lėngon dhe ėshtė i sėmur. Muhammedi a.s. para ēasteve tė vdekjes na porositi: Namazi , Namazi.. Nuk dyshojmė se namazi ėshtė njėra prej elementeve kryesore drejtė pėrmirėsimit tė zemrave tona dhe shtimit tė dashurisė sonė ndaj Allahut dhe Muhammedit a.s. Nėse nuk e falim namazin , ose vijmė vetėm nė xhuma dhe namazet tjera i neglizhojmė atėherė ushtrisė sė Shejtanit i japim hapėsirė qė tė depėrtojė nė zemrat tona dhe nė kėtė formė ta helmojė komplet trupin dhe qenien tonė.
Thotė Allahu xh.sh. nė Kur`anin Famėmadh: Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamurit dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi. ( El-Isra:36)
Tė gjitha falėminderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut , Zotit tė botrave , paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė pėr Muhammedin a.s. , familjen e tij , sahabėt dhe tė gjithė ndjekėsit e tij deri nė Ditėn e Llogarisė.
O Allahu i Madh na mundėso qė kėshtu tė bashkuar si nė kėtė xhuma tė hyjmė nė xhennetet e tua , tė pijmė ujė nga burimet e Kevtherit dhe tė shohim Fytyrėn Tėnde Ja Allah. Amin!
Allahu eshte me durimtaret
Identifikohu
Nuk jeni regjistruar ende? kliko kėtu tė regjistrohesh.
Keni harruar fjalkalimin tuaj? Kėrko njė tė ri Ketu.