Postuar nga ALB DREJTĖSIA
Shkruan: Ilmi REXHEPI
Mė 9 maj 2010, faqja dy dhe faqja tre e gazetės Koha Ditore pėrmbanin deklarata qė rrezatonin dy mendėsi dhe pėrmbanin dy zotime tė kundėrta me njėra- tjetrėn skajmėrisht. Ndėrsa nė faqen tre presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, theksonte detyrėn shtetėrore dhe zotohej se askush sdo tė jetė mbi ligjin, nė faqen dy, zyrtarė arsimi klasifikonin ligjin nė tė pranuar dhe nė tė papranuar pėr ta dhe me kėmbėngulje zotoheshin se sipas kėtyre bindjeve klasifuese pėr ligjin do tė vepronin nė institucionet arsimore publike qė drejtonin dhe qė vazhdojnė ti drejtojnė megjithė deklaratat antiligjore publike qė kanė dhėnė.
Agim Berisha, drejtor I Drejrorisė sė Arsimit tė Ferizajt zotohej se nuk do tė zbatonte vendimet e gjykatave tė qarkut sepse thjesht ditka kush punon nė to dhe ditka kush na qenkan ata! A thua e kanė lexuar prokurorėt kėtė deklaratė tė drejtorit Berisha, i cili zotohet publikisht se institucioni qė drejton ai nuk do tė zbatonte vendimin e gjykatės dhe me kėtė sjellje demonstron dhe nxit mendėsi kundėrligjore?
Nehat Mustafa, kėshilltar nė Ministrinė e Arsimit (qė kėshillon pėr klasifim tė ligjit dhe qė premton ndėrrim ligjesh nė favor tė orientimeve proletare tė shokėve tė tij!) faktin qė Gjykata e Qarkut e Gjilanit ka marrė vendim qė nxėnėsja me shami nga Vitia tė kthehet nė shkollė, e interpreton si kontest ndėrmjet gjykatės dhe Drejtorisė sė Arsimit tė Vitisė! Pra, nė kėtė Kosovėn demokratike dhe proevropiane , nė ministri tė saj, madje nė Ministri tė Arsimit , paska kėshilltar qė vendimet e gjykatave I quan konteste mes gjykatave dhe subjekteve nė disfavor tė tė cilave janė marrė ato vendime. Tė burgosurit, sipas kėshilltarit nė Ministrinė e Arsimit, qenkan jo mė keq se persona qė thjesht kanė konteste me gjykata dhe pritet tė ndėrhyjė dikush tjetėr tua zgjidhė kontestet.
Kėshilltari Mustafa nuk mjaftohet me kėtė deklaratė kundėrligjore, por premton edhe se, paragrafin 13 tė nenit 4 me tė cilin ėshtė ndaluar qė nxėnėsėve tu pengohet bartja e uniformės fetare, ta ndryshojė nė tė kundėrtėn e kuptimit qė ka, pra nė vend se tė ndalohet pengesa e uniformės fetare siē shkruan nė Udhėzimin Administrativ tė Ministrisė, tė ndalohet vetė uniforma, duke u arsyetuar se kėtė e paskan pasur pėr qėllim qė nė krye tė herės, por u qenkėsh pėrvjedhur njė gabim teknik qė, sipas tij , do tė pėrmirėsohet javėn qė vjen. Sa thjesht dhe sa shpejt e lehtė!
Udhėzimet administrative qenkan lojė sipas kėshilltarit, paska tė drejtė Ministria qė njė paragraf ta kthejė nė kuptim krejt tė kundėrt me arsyetimin se herėn e parė u ėshtė pėrvjedhur gabim teknik dhe kjo pasi gjykata ka marrė vendim mbėshtetur nė tė. Kuptimi i kundėrt sillet-gabimi teknik pėrmirėsohet dhe kurrgjė kurrkujt!
A mundet vėrtet qė Ministria e Arsimit tė marrė pėrsipėr tė ndryshojė krejt nė kuptim tė kundėrt njė paragraf tė Udhėzimit Administrativ me arsyetimin se ėshtė pėrvjedhur gabim teknik( ndryshim qė nuk ėshtė ligjor) e me qėllim qė tė ofrojė argument nė favor tė drejtorėve tė arsimit qė kanė konteste me vendimet e gjykatave e tė cilėve u ėshtė tekur tė largojnė nxėnėse nga shkolla vetėm e vetėm pse ato e quajnė flokun e vet pjesė intimiteti, bindje kjo qė e kanė konform fesė sė cilės i takon shumica absolute e vendit, zyrtarė tė institucioneve tė tė cilit vend janė drejtori Berisha dhe kėshilltari Mustafa?
0 komente · 80 herė ėshtė lexuar
·
|