Postuar nga ALB DREJTĖSIA
Shkruan: Ilmi REXHEPI
Nuk mbaj mend tė kem shkruar me kaq tension ndonjėherė si sonte qė sapo u ktheva nga mbrėmja e maturės sė nxėnėsėve tė medresesė Alaudinnė Prishtinė.
Nė jetėn e njeriut ka ngjarje tė cilat pėr nga emocionet dhe ndjenjat qė ngjallin si dhe pėr nga mbresat qė lėnė, bėhen jo vetėm tė paharruara, por me kalimin e viteve mbeten evenimentet mė tė rėndėsishme tė saj.
Kėshtu, kur patėn festuar maturėn njė gjeneratė tjetėr para disa vjetve, -banoja atėherė nė Prishtinė,- njė ndjenjė faji se po humbisja ēaste pjekjeje me njerėz tė papėrsėritshėm mė kishte shtyrė qė pas kthimit nė banesė ti drejtohesha nė kėmbė sėrish medresesė pas orės 12 tė natės. Kam pasur bindje tė thellė atėherė se nxėnės tė tillė smund tė vinin mė kurrė.
Shtysėn pėr tiu ribashkuar maturantėve nė mbrėmje tė tyre e provova edhe sonte, por, i ndodhur nė rrethana tė tjera, kėsaj here u mjaftova me shkrim sa pėr tiu pėrgjigjur disi asaj vetėdije tė fortė detyrimi se duhet bėrė patjetėr diēka .
Qė vėshtroja profesorė qė mė kishin ndezur nė zemėr flakat e para tė dijeve dhe qė vėshtroja fytyra tė ndritura nxėnėsish plot premtim , qė po i thoshin lamtumirėn shkollės; pati pėr mua njė rezonancė tė fuqishme tė tillė qė mė ngjalli ide dhe mė ēeli horizonte tė reja mendimi dhe meditimi, mė dha krahė e shpresė pėr tė ardhmen dhe mė korrigjoi njė bindje timen tė gabuar qė kisha menduar se ata nxėnėsit e mėhershėm sdo tė pėrsėriteshin mė kurrė.
Nga fytyrat e tyre ta thotė shpirti se kėta janė drita qė nesėr do tė bindin tė tjerėt e kėtij vendi se feja ka vitalitetin tua drejtojė jetesėn. Performanca e tyre prej tė lartėsuarish shpirtėrisht secilin e bind qė ata pėrfaqėsojnė prestigjin njerėzor tė kėtij vendi dhe tė botės mbarė .
Sa i vėshtroj duke u menduar rreth tyre, gjithnjė, si nė prapavijė, mė shoqėronin njė frikė dhe njė dėshirė: Frika se mos ata nuk janė tė vetėdijshėm mjaft pėr vlerat qė kanė dhe dėshira qė si me dorė tua kaloja bindjen se brengat e hallet me tė cilat do tė ndeshen janė jo mė shumė se njė notė muzikore tė njė kėnge tė qetė e tė hareshme e prej elementesh tė shumta si ylberi.
Sa herė mė trembte kjo frikė e mė rrembente kjo dėshirė tek i vėshtroja, thurja e thosha lutje pėr ta. Allahu i past pranuar!
Pas thėnies, u rikthehesha pėrmbajtjeve dhe ndėrtimeve tė lutjeve, i pėlqeja dhe iu krenohesha, pėrpiqesha ti mbaja mend pėr hera tė ngjashme qė tashmė besoja tė ketė tė tilla hera.
Vėrtet, nga kjo mpleksje idesh tė ndryshme e paksa tė kundėrta, e gjeta fillin pse lumturia dhe lamtumira pėrbėhen nga gati tė njėjtat shkronja.
0 komente · 104 herė ėshtė lexuar
·
|