Elemente artistike letrare nga sureja Jusuf
Posted by Ibn Azem on 28 May 2010 15:22:27

<Shkruan: Besnik JAHA

“Kurani ėshtė libėr hyjnor, fjalė e Zotit, e zbritur te i dėrguari Muhammed a.s nėpėrmjet melekut Xhibril, i shkruar nėpėr mus’hafe, i pėrcjellur besnikėrisht brez pas brezi me leximin e tė cilit bėhet ibadet (adhurim)”.


Extended News

<Shkruan: Besnik JAHA

Si ēdo fe tjetėr, edhe feja islame ka librin e saj tė shenjtė – hyjnor. Ai libėr ėshtė Kurani – fjalė e Zotit e kthyer nė arabishte tė pastėr. Kurani – libri i shenjtė i muslimanėve, ėshtė mrekullia – mu’xhiezja mė e lartė (madhe) e Pejgamberit tonė Muhammedit a.s. .
Pėrsa i pėrket definicionit mbi Kuranin, dijetarėt muslimanė dhe jomuslimanė kanė dhėnė njė mori fjalishė brenda tė cilave “pėrfshihet” ajo qė quhet Kuran. Njė nga ata definicione ėshtė me sa vijon:
“Kurani ėshtė libėr hyjnor, fjalė e Zotit, e zbritur te i dėrguari Muhammed a.s nėpėrmjet melekut Xhibril, i shkruar nėpėr mus’hafe, i pėrcjellur besnikėrisht brez pas brezi me leximin e tė cilit bėhet ibadet (adhurim)”.
Tė flasėsh pėr Kuranin, nuk ėshtė e lehtė sa duket, sido qė ta shikosh, qoftė nga aspekti teologjik, apo ai shkencorė. Nuk ėshtė e lehtė pėr shumė arsye si:
- Ėshtė libėr i shenjtė i muslimanėve
- Ėshtė fjalė e Zotit
- Ėshtė libėr i cili pėrmbanė njė mori qasjesh shkencore
- Ėshtė libėri me stilin mė tė lartė gjuhėsorė i njohur deri mė tani
- Ėshtė libėr qė pos denotacionit, edhe gjuhėn konotative e posedon mjaft shumė. Etj.
Ne nuk do tė flasim pėr secilėn nga kėto qė cekėm, sepse, as qė do tė thonim mė tė paktėn e pakicės nėse do tė fillonim me atė ide, dhe kjo, duke u bazuar edhe nė atė qė kanė th(dh)ėnė dijetarėt e shumė brezave gjatė historisė.
Gjuha e Kuranit prek pėrmes ndjenjės sė figurave poetike si njė poezi, por, ndryshe nga poezia njerėzore, Kurani prek pėrmes formės dhe pėrmbajtjes (kuptimit).
Shumė kohė para Muhammedit a.s. arabėt e kishin pėrsosur artin e tyre letrar dhe kishin arritur shkėlqim tė veēantė nė tė. Aftėsia e tyre pėr tė prodhuar vepra me vlera tė mėdha lėtrare ishte e pakrahasueshme nga secila kulturė tjetėr. Historia nuk njeh tjetėr popull tek i cili fjala dhe bukuria e saj tė kishte po kaq rėndėsi. Pėr arabėt, bota ishte ēėshtje jete dhe vdekjeje, harrese dhe pėrjetėsie, lufte dhe paqeje, vyrtyti dhe vesi, fisnikėrie dhe rendomtėsie etj.
Nė kėtė punim do tė flasim pėr disa elemente poetike letrare qė ka sureja Jusuf. E zgjodhėm kėtė sure jo rastėsisht, por as edhe qėllimisht.
Arsyeja pse e zgjodhėm kėtė sure ėshtė se, kjo sure ka qenė edhe referencė e mjaft shkrimtarėve si pėr nga vlerat e saja etike e intektuale, ashtu edhe pėr vlerėn e saj tė veēantė poetike letrare.
Kjo nuk do tė thotė se suret tjera nuk do tė ishin nė kėtė nivel pėr tė qenė referencė jona, por, edhe ashtu rastėsisht, kjo sure mė tingėlloi si mė e pėrfolur dhe kėshtu, pėrfundimisht e pėrzgjodha kėtė.

Historia e Jusufit a.

Jusufi a.s. ėshtė i biri i Jakubit a.s dhe Rahelės. Ka lindur nė Palestinė. Babai i tij ishte i pėrzgjedhur nga Zoti si pejgamber.
Jakubi a.s. kishte dymbėdhjetė djem. Jusufi ishte ėmbėlsia e tij dhe ai qė mė sė shumti ia ngrohte zemrėn. Nga kjo simpati e Jakubit ndaj Jusufit, vėllezėrit e Jusufit u ndien tė fyer dhe planifikuan qė ta vrasin. Arsye tjetėr qė vėllezėrit e mbollėn urrejtjen ndaj Jusufit ėshtė se ky i fundit shihte ėndrra tė quditshme, tė cilat ėndrra ia tregonte babait tė tij para vėllezėrve. Nga ėndrrat e tij ishte edhe ajo me njėmbėdhjetė yjet, qė ishte aluzion nė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tij, dhe Diellin e Hėnėn, qė ishte aluzion nė prindėrit e tij.
Njė ditė, tek po shkonin pėr t’i kullotur delet, vėllezėrit e lutėn Jakubin a.s. qė t’ua jepte me vete edhe Jusufin. Jakubi nuk dėshironte t’ua jepė, por, ata insistuan dhe e morėn. Nė kullosa, vėllezėrit planifikonin si ta hiqnin qafe, dhe mė nė fund e hodhėn nė njė pus pa ujė. Arsyetimin e zhdukjes sė Jusufit a.s. ata e mbuluan me njė mashtrim, kinse e kishin ngrėnė ujqit, dhe pėr kėtė ata ia shqyen rrobėn e tij dhe e lyen me gjak coftire.
Duke qėndruar ende nė kullosa, ndėrsa Jusufi nė pusin pa ujė, atypari kalon njė karavan tregtarėsh tė cilėt po udhėtonin pėr nė Egjipt. Vėllezėrit e Jusufit lidhėn marrveshje me tregtarėt dhe e shitėn Jusufin pėr njė ēmim shumė tė ulėt. Jusufi sė bashku me tregtarėt udhėtoi deri nė Egjipt ku aty e bleu njė egjiptian i cili ishte vezir dhe udhėheqės i depove mė tė mėdha tė mallrave nė vend, dhe quhej Atafir b. Ruhajb . Ai Jusufin e bleu si dhuratė pėr tė shoqėn e tij. Jusufi u rrit nė pallatin e ministrit Atafir b. Ruhajb dhe u shkollua e edukua mjaft mirė. Nga bukuria e Jusufit nuk rezistoi as e shoqja e vezirit Zulejhaja, e cila i kėrkoi Jusufit qė tė i falej asaj. Jusufi nuk e pranoi kėtė akt amoral edhe pas urdhėresave dhe kėrkcėnimeve tė saja, kėshtu qė ajo skenoi njė lloj aksidenti dhe Jusufin e akuzuan pėr amoralitet dhe e dėnuan me burgim, ku qėndroi derisa prej aty e nxori aftėsia e komentimit tė ėndrrave. Pasi i komentoi ėndrrėn mbretit, Jusufi u emrua si ministėr i bujqėsisė dhe i nxorri popullin e Egjiptit nga kriza qė pėrjetuan. Krizėn e kishin ndier edhe palestinezėt dhe familja e Jakubit a.s. Kėshtu qė, Jakubi a.s. urdhėroi djemt e tij tė udhėtonin pėr nė Egjipt, ku shpėrndahej drith sa pėr tė mbijetuar. Me urdhrin e Jakubit a.s. vėllezėrit e Jusufit udhėtojnė pėr nė Egjipt, ku edhe e takojnė vėllanė e tyre Jusufin a.s. . Jusufi a.s. u takua me Jakubin a.s. vetėm pasi ky i funditu erdhi nė Egjipt me ftesėn e Jusufit a.s. . Gjatė kėsaj kohe Jusufi a.s. ishte martuar dhe kishte fėmijė.
Kėshtu Jusufi a.s. pasi bashkohet me familjen e tij dhe i vendos nė Egjipt, vazhdon punėn e tij si ministėr dhe i besuar i mbretit derisa vdes nė moshėn njėqindenjėzetvjeēare.


Sureja Jusuf

Allahu i Lartmadhėrishėm pėr Jusufin (Paqja e Allahut qoftė mbi tė!) dhe pėr atė qė ka ndodhur me tė, ka shpallur njė sure tė tėrė nė Kuranin Fisnik, nė mėnurė qė tė pėrsiatet pėr mėsimet e kėshillat e tij, pėr urtėsitė e edukimit tė bukur tė tij.
Sureja Jusuf ka zbritur nė Mekke, pas sures Hud dhe ka 111 ajete.
I tėrė tregimi nė kėtė kaptinė i ėshtė kushtuar ndodhisė rreth Jusufit, vėshtėrsive qė pėrjetoi ai dhe babai i tij, mundimet qė i vuajti prej vėllezėrve, mundimet qė pėrjetoi nė burg, si jetoi nė shtėpinė e zotriut tė tij nė Egjipt, ndodhisė me gruan e zotriut tė tij, dhe bashkimit tė familjes dhe jetesės nė lumturi.
Trajtimi i temave tė sipėrcekura ėshtė i veēantė nė kėtė sure, si pėr nga forma, ashtu edhe pėr nga kuptimi. Do ta zbulojmė nė nėntitullin Elementet letrare nė suren Jusuf, ku do tė bėjmė njė shtrirje mė tė gjerė tė zbėrthimit (analizės) tė kėsaj sureje.
Sureja i ėshtė shpallur Muhammedit a.s. nė kohėn kur ballafaqohej me vėshtėrsitė e njėpasnjėshme, nė kohėn kur i vdiq axha dhe bashkėshortja, nė vitin e pikėllimit, qė tė ishte si njė mehlem dhe ngushėllim pėr tė.
Kjo kaptinė ishte edhe njė ngushėllom pėr Muhammedin a.s. dhe besimtarėt se pas ēdo vėshtėrsive dhe mundimi vjen lehtėsimi dhe ēlirimi.
Veēanti e tregimit tė Jusufit pėrkrah tregimeve tė pejgamberėve tjerė nė Kuran ėshtė se, ky tregim nuk pėrsėritet askund nė Kuran, siq ngjet me tregimet tjera.
Pos tjerash, kjo sure trajton tema mjaft tė rėndėsishme dhe ndjeshme si, dashuria e madhe prindėrore e Jakubit a.s. ndaj Jusufit a.s., dashuria, morali etj.


Elementet artistike letrare nė suren Jusuf

Arti ėshtė njė pasqyrim i veēantė i natyrės. Ėshtė pasqyrim i jetės i shoqėruar nga imagjinata, mendimi dhe ndjenja e artistit (krijuesit) . Ky pasqyrim nė njė veprėn poetike realizohet veēanėrisht si dhe tok me disa elemente tė pasqyrimit tė natyrės nė arte tjera.
Kurani ėshtė vepėr me njė stil shumė tė lartė artistik, me njė muzikalitet tė veēantė dhe domethėnės qė e bėnė tė jetė valid edhe sot pas 1450 vjetėsh zbritje.
Secila shkronjė, secila fjalė, secili ajet, secila faqe, secila sure e Kuranit pos vlerės dhe rėndėsisė qė ka si libėr i shenjtė i muslimanėve, ka edhe vlerėn dhe domethėnien e saj artistike dhe strukturore tė ndėrtimit tė Kuranit si tekst.
Nė kėtė vėshtrim nuk do t’i cekim figurat stilistike qė ka sureja, jo pėr arsye tė mosnjohjes, por, pėr tė mos iu ndryshuar mėnyra e shtjellimit dhe e trajtimit kėtij punimit. Kjo nuk do tė thotė se sureja nuk ka figura, pėkundrazai, ajo ėshtė plot me figura letrare.
Nga elementet e veēanta qė mendojmė se i posedon sureja Jusuf do t’i sjellim nė vijim nė mėnyrė mė tė shtjelluar:
1. Rrėfimi i shkurtėr por qė mbulon njė periudhė kohore mjaft tė gjatė;
Ky element ėshtė ndėr elementet e veēanta tė kėsaj sureje. Koha qė pėrfshinė nė vete kjo sure ėshtė mjaft e gjatė (sipas Hafidh ibėn Kethirit ėshtė njėqindenjėzet vjeēare). Pėrkundėr gjithė kėsaj kohe qė ngėrthen nė vete kjo ngjarje, rrėfimi nė kėtė sure ėshtė ndėrtuar mjaft shkurtimisht. E gjithė ngjarja zhvillohet nė 111 ajete, tė pėrmbledhura nė trembėdhjetė faqe e gjysmė. Rrėfimi ėshtė i ndarė nė katėr forma, mėnyra tė qasjes sė rrėfimit.
2. Dashuria;
Nė kėtė sure dashuria ėshtė e trajtuar nė dy tabore;
1. Dashuria e madhe prindėrore e Jakubit ndaj Jusufit
2. Dashuria e madhe e Zelihasė ndaj Jusufit
Dashuria prindėrore e Jakubit ndaj tė birit Jusufit ėshtė e trajtuar veēantė dhe dallueshėm nga ajo e Zelihasė ndaj Jusufit.
Jakubi, dashurinė e madhe ndaj Jusufit e ushqen me mirėsi dhe sjellje tė butė, me lotė dhe ngashėrimė derisa verbohet, pėrkundėr dashurisė sė Zelihasė, e cila, qė ta bėjė pėr vete Jusufin, monton lloj lloj dredhish si shqyerja e kėmishės, gėnjeshtra pėr dhunim, e tė tjera si kėto.
Pra, dashuria e Zelihasė ishte jo e drejtė, e verbėr dhe nuk njihte rrugė paqėsore qė tė triumfojė, prandaj edhe shfrytėzonte ēdo mėnyrė.
E veēantė nė trajtimin e temės sė dashurisė prindėrore nė kėtė sure ėshtė fakti i dashurisė sė madhe qė Jakubi (prindi) ka pėr Jusufin (tė birin). Dashuria prindėrore ėshtė mrekullia mė e madhe qė ka krijuar Zoti. Ajo ėshtė jeta, edukimi, prehja, qetėsimi, suksesi dhe vazhdimi i jetės sonė. E trajtuar si njė dashuri qė verbon sytė nga pikėllimi i vazhdueshėm i tė atit pėr tė birin, kjo dashuri tejkalon horizontet dhe nuk gjen prehje pos nė ritakim.

3. Pėrshkrimi moral – edukativ;
Mėnyra se si jemi mėsuar t’i dėgjojmė ose lexojmė pėrshkrimin e akteve amorale nė jetėn tonė tė pėrditshme ėshtė mjaft jo edukative dhe zaten edhe amorale.
Nė kėtė sure, Allahu xh.sh. gjatė pėrshkrimit tė cytjes qė i bėn Zulejhaja Jusufit a.s. pėr tė bėrė amoralitet, zgjedh njė gjuhė tė veēantė dhe reduktuese nga fjalori i zakonshėm dhe ai fjalor qė pėrdor nė suret tjera. Qė ta rris kuptimin e asaj se amoraliteti ėshtė njė vepėr e ndyrė dhe jo e drejtė, Allahu xh.sh. i jep krah anės morale duke pėrdorur njė gjuhė shume tė pastėr dhe tė thjeshtė. Mospėrdorimi i fjalėve nė mėnyrėn e drejtpėrdrejtė, por, duke e lėnė tė vetėkuptohet, ėshtė forma e cila shquan kėtė sure pėr njė mėsim etik tė veēantė qė na jep. Kjo edhe konsiderohet si vlerė artistike e shprehjes.
4. Muzikaliteti qė i shkon pėr shtati frymės kuptimore – ideore;
Kurani shquhet pėr muzikalitetin e veēantė qė ka. Ajo qė e bėn tė veēantė muzikalitetin e Kuranit nga veprat tjera poetike ėshtė lidhja e anės fonologjike (tingullore) me atė semantike (kuptimore) qė ka ky libėr.
Te sureja Jusuf ky fakt ėshtė mjaft i dukshėm. Ėshtė njė muzikalitet qė i pėrshtatet aq mirė frymės kuptimore. Nė rastet kur ka dramaticitet (kur ėshtė i hidhėruar Jakubi a Jusufi ose dikush tjetėr) ngjarja bėhet mė e rėndė siq janė dhe tingujt. Ndėrsa, ku pėrshkruhet ēlirimi, lumturia, tingujt lehtėsohen dhe janė aq tė lehtė sa qė edhe ata qė s’e kuptojnė gjuhėn arabe, nė vija tė trasha arrijnė tė kuptojnė se ēfarė po ndodhė, ose mund ta kuptojnė notėn shpirtėrore tė zhvillimit tė ngjarjes.
5. Mėnyra e ndėrtimit tė rrėfimit;
Nė kėtė sure rrėfimi ėshtė i ndarė nė disa referenca (forma). Rrėfimi fillon me shkronja simbolike duke vazhduar mė tėj me paralajmėrimin qė Allahu i bėnė Muhammedit a.s. sė po ia zbret rrėfimin mė tė mire (mė tė bukur). Mė tej vazhdon biseda vetėm nė mes Jusufit dhe Jakubit a.s. .
Nga ajeti i shtatė, tregimit i ndėrrohet kahja dhe tregimi del mė universal dhe i referohet mbarė njerėzimit. Deri te ajeti i njėzetenėntė tregimi ngėrthen shitjen e Jusufit, shkuarjen nė Egjipt, cytjen e Zulejhasė pėr amoralitet, dhe gjykimin nga njė i afėrm i saj. Nė ajetin e tridhjetė tregimit i ndėrrohet prapė kahje dhe kalon nė masė, pėrkatėsisht, fjalėt qė barten nėpėr popull se “Gruaja e zotriut i vėrsulet marrėzisht shėrbėtorit tė saj”. Ajeti i pesėdhjetėedytė ėshtė ajeti qė Jusufi shpallet i pafajshėm para mbretit, pas daljes nga burgu. Pas kėtij ajeti ka njė kahje tjetėr tregimi, emėrimi i Jusufit nė pozitė dhe si i veēuar i mbretit. Deri te ajeti i shtatėdhtetėeshtatė tregimit nuk i ndryshohet kahja, derisa nė kėtė ajet Jusufi ndalon vėllanė e tij Benjaminin me trukun qė i bėn, dhe vėllezėrit tjerė deklarojnė se, edhe ky paska vjedhur si i vėllai i tij (Jusufi). Dhe nė fund, nė ajetin e njėqind bėhet thyerja e fundit e rrėfimit nė kėtė sure. Ajeti i njėqind flet pėr realizimin e ėndrrės sė Jusufit duke iu pėrulur vėllezėrit. Aty tek ajeti i njėqindedytė rrėfimi i kthehet Muhammedit a.s. .
Nėse do tė shikonim edhe mė thellė nė kėtė sure si, nė numėrimin e shkronjave tė rėnda ose tė lehta qoftė nėpėr ajete ose jo, do ta kuptonim edhe mė mirė vlerėn artistike dhe semantike qė ka kjo sure.
Ajeti i fundit i kėsaj sureje flet pėr faktin se ky rrėfim ka mėsime tė qarta dhe me vlerė pėr tė gjithė ata qė duan tė jenė vepėrmirė dhe tė shpėtuar nė kėtė botė dhe tė shpėrblyer nė botėn tjetėr, nėse jemi ata qė e dijmė, siq thotė Allahu xh.sh.

Ndikimi i sures Jusuf nė letėrsi

Nga rrėfimet qė pėrmbanė Kurani nė vete janė frymėzuar shumė shkrimtarė e poetė tė krijojnė vepra poetike letrare. Ndėr shumė shkrimtarė tė tė gjithė botės ėshtė edhe shkrimtari shqiptar i pėriudhės sė letėrsisė Alhamiado (bejtexhinjėve) Hasan Zyko Kamberi.
Hasan Zyko Kamberi, i frymėzuar nga ky rrėfim kuranor shkroi kryeveprėn e tij Jusufi e Zelihaja, vepėr kjo e vlerėsuar si mjaft e arritur nga aspekti artistik letrar.
Dallimi i rrėfimit kuranor nga rrėfimi nė kėtė vepėr letrare ėshtė se autori kėtu, vende vende ku nuk ka pėrshkrim tė ambientit, imagjinon dhe krijon tekst pėr pėrsonazhet.
Ndoshta, arsyeja pse e zgjodhi kėtė rrėfim, lidhet edhe me jetėn e tij.
Hasan Zyko Kamberi jetoi pėr mė shumė se njė decenje nė Egjipt, ku edhe kaloi kohėn mė tė mirė tė tij, rininė. Aty jetoi larg familjes dhe farefisit. Duke pasur njė ngjarje tė pėrafėrt me tė Jusufit a.s., Hasan Zyko Kamberin, mund ta ketė shtyrė qė tė krijojė njė vepėr poetike letrare me tė njejtėn fabul. Ndoshta, kjo ėshtė edhe arsyeja qė vepra ėshtė kaq e arritur artistikisht. Njė fakt i tillė ėshtė i mbėshtetur edhe nga teoricienėt mė tė mėdhenjė tė letėrsisė.
Por, megjithatė, vepra Jusufi e Zelihaja, e Hasan Zyko Kamberit, ėshtė fakt se tematikėn e ka tė nxjerrur nga Kurani, dhe kjo ėshtė njė e pamohuar.

(Autori ėshtė studiues i teologjisė dhe gjuhės dhe letėrsisė shqipe )